POLITIKE

"Shpallja non grata u lobua nga Rama dhe Soros"/ Berisha flet nga SHBA: Rama më tha që në 2019 'ti se kalon dot Atlantikun'

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 21:59
"Shpallja non grata u lobua nga Rama dhe Soros"/ Berisha flet nga

Kryetari i Partisë Demokratike, i cili ndodhet në një vizitë në SHBA ku ka marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane të presidentit Trump, ka folur për ‘Çim Peka LIVE’.

Berisha ka treguar se, vendimi "non grata" ndaj tij ishte marrë pas lotimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, për shkak se kishte kundërshtuar projektet e Sorosit.

"Pa asnjë diskutim, që ditën e parë, kur kam vendosur të qëndroj ndaj këtij vendimi të paimagjinueshëm dhe thellësisht të padrejtë, kam qenë i bindur se e drejta do të triumfonte. Nuk e kam vënë ndonjëherë në dyshim, se kjo ditë nuk do vinte.

Për arsye se arsyeja më e thjeshtë ishte se kisha çdo fakt, çdo të dhënë se vendimi ishte totalisht lobim korruptiv i Edi Ramës dhe George Sorosit, dhe se nuk kishte në mënyrë absolute asnjë dokument apo fakt të qëndrueshëm. Dhe isha i bindur, isha i bindur se ajo një ditë, në një mënyrë ose në një tjetër, do të hiqej. Unë zgjodha një rrugë, që tani faktohet më e drejta, zgjodha rrugën gjyqësore. Por sado që në një aspekt ajo dukej më femërore, më e vështirë, ajo u provua se unë kisha 100% të drejtë. Pse kisha 100% të drejtë.

Në këtë proces, unë kam disa mirënjohje shumë të veçanta. Kam një mirënjohje të madhe për kongresmenin amerikan Lee Zeldin, që ia tha në sy, se ti s'ke asnjë fakt, asnjë dokument për Sali Berishën, por e ke marrë vendimin i bazuar, i nxitur nga Sorosi. Kisha një, një gazetar i Ëashington Times, i cili u mor në mënyrën më serioze këtë problem, dhe çfarë bëri, çfarë gjeti?

Punonjës të Departamentit të Shtetit gjeti ai, më thanë thotë ai, që procedura e Berishës është unike. Në cilin kuptim? Në kuptimin që s'ka kaluar në kanalet zyrtare që duhet të kalojë, por na ka ardhur nga sipër. Ka ardhur nga sipër, çka do të thotë që ishte marrë direkt nga Sekretari i Shtetit Blinken.

Kështu isha i bindur, se një e padrejtë nuk do të mund të qëndronte për kohë të gjatë. Nuk kam pasur dyshim në këtë" - tha Berisha.

"Unë kësaj here zgjodha rrugën e dinjitetit. Realisht. Po unë kisha 8 vite, që nuk kisha asnjë funksion zyrtar në lidershipin e Partisë Demokratike apo të vendit.

Kisha aq sa kisha autoritet moral dhe merresha, siç mund ta keni konstatuar me ato deklaratat e statuset e mia, me interesin kombëtar, çështjen kombëtare, dhe me krimin e organizuar, drogën. Këto me fjalë, duke u bindur se po mbroj interesin publik.

Tani, kisha kundërshtuar projektet e Soros-it si projekte të mirëfillta antishqiptare për në vlerësimin tim. Pra u bë një hakmarrje për shkak të lobimit të Soros-it dhe Rama e tha, ju në qoftë se ju kujtohet në 2019 kur më tha që 'ti s'kalon dot Atlantikun', tha që 'ky ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara'. Unë konspiracion? Kurrë nuk kisha unë.

Unë kundërshtoja një projekt që absolutisht nuk ishte i Departamentit të Shtetit, s'ka qenë ndarja e shkëmbimit të territoreve fare, ishte një projekt i përgatitur nga OJQ në Beograd dhe i servirur. Ballkani i Hapur, nuk ishte një projekt i sugjeruar nga Departamenti i Shtetit në mënyrë absolute, ishte një projekt i sugjeruar nga Alex Soros dhe Vuçiç e Rama dhe kaq ishte.

Tani, në këto kushte, 8 vite pasi unë s'kisha ndonjë funksion, kujtohet të vënë sanksione për korrupsion një njeriu që më kishte lavdëruar më shumë se këdo tjetër për luftën kundër korrupsionit. Çfarë ishte kjo? Kjo ishte lëndim në dinjitetin tim. Unë e kisha mbyllur prej 8 vitesh kapitullin tim, s'më kishte akuzuar askush kurrë, s'më kishte paditur kurrë njeri.

Dhe del ky njeri i nderuar që unë kisha respekt për të, me këtë akuzë. Atëherë natyrisht që unë isha njeri, po në një kohë që unë isha i harruar, unë isha një person i harruar në arenën ndërkombëtare, s'kisha, 8 vite, 8 vite kohë e pamasë, i lirë. Ky del edhe bën lajm me sanksionimin tim. Dhe unë pastaj mendova që, do ndjek një rrugë gjyqësore, dhe mediatike, nuk do loboj. Nuk do loboj dhe s'kam shpenzuar asnjë qindarkë. Kjo mbetet e vërteta.

Pra, rruga gjyqësore, e cila ishte rruga e një qytetari që kërkonte në sallën e gjyqit t'i vendoste dinjitetin e tij. Kjo e zemëroi shumë më tepër atë dhe anturazhin e tij dhe pastaj ndërmorën masat e tjera, tentuan të më izolojnë në mënyrë më, më jo të njerëzore nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, ju kërkuan vendeve të tjera të vendosin sanksione.

Fatmirësisht që të gjithë pa përjashtim refuzuan, edhe ata që më njihnin dhe ata që s'më njihnin, sepse kjo ishte një kërkesë pa asnjë mbështetje as ligjore, as dokumentare.

Kjo ndaj dhe unë pse do të loboja unë? Unë mendova... personalisht, në atë administratë, shumicën e tyre, përfshirë dhe presidentin e kisha takuar më shumë se një herë, dy herë ose më shumë. Pra unë e njihja. Çfarë të thoja, ma hiqni? Jo, unë i njihja ata.

Dhe unë zgjodha atë rrugë, nuk jam i penduar. Vjen keq që gjykatësi francez midis ligjit dhe një hapi në histori, zgjodhi burokracinë politike dhe e mbyllën me atë çështje, duke kaluar në fakt në shkallë të, tre shkallë, se Sekretari i Shtetit ka imunitet. Çka nuk është e vërtetë. Nuk ekziston asnjë formë imuniteti për shpifjen sepse shpifja nuk është funksion shtetëror i askujt" - tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?