Shpërndau foton e protestuesit dhe i kërkoi të bëhet mik/ I riu “shuplakë” Ramës: Ke shitur Shqipërinë dhe shqiptarët!

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale ditën e sotme, Rama i ka quajtur protestuesit të përdorur nga interesat e personave të veçantë që interesohen që sheshi të mbushet plot prej 24 ditësh, në atë që është quajtur si lëvizja më e madhe qytetare që nga rënia e komunizmit.
Këtë postim të gjatë, Rama e ka shoqëruar me fotografinë e një protestuesi të ulur para Kryeministrisë, i cili njihet si aktivisti Erlis Sina, ndërsa përpiqet të tregohet dashamirës me të duke u shprehur se mund t’i kuptojë hallet që nxjerrin në shesh çdo ditë mijëra qytetarë dhe duke i theksuar se ai, pra Rama, nuk është armiku i tij, por miku.
‘Unë jam miku, jo armiku yt’, shkruan Rama në fund të postimit të tij.
Por kësaj ‘ftese’ të Edi Ramës i është përgjigjur vetë aktivisti Sina, i cili në faqen e Facebook-ut të kryeministrit, te ky postim, i ka shkruar se ai, ‘nuk mund të jetë kurrë miku i tij, pasi ka shitur Shqipërinë dhe shqiptarët.
‘Unë nuk mund të jem KURRË miku yt, sepse ti ke shitur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Me respekt Erlis Sina!’, shkruan i komentoi i riu të cilin Rama e kishte postuar në rrjetet e tij sociale.

Lexo edhe
POLITIKE
BIRN: “Nga lajmi te lajmësi”, manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Vasili: Qeveria po rëndon qytetarët dhe po hap rrugën e shpopullimit me punëtorë të huaj

'Takimi me Macron nuk solli asgje'/ Nesho: Rama sot përfaqëson një figurë të diskredituar politikisht

Sot protesta e 24, qytetarët: Largimi i Ramës është i panegociueshëm!

Kryeministri Rama sulmon sërish protestuesit: Errësirë e një mallkimi të vjetër!





