Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
POLITIKE

"Shpikni kode e pasqyra të fshehni skandalet"/ Dita e 88-të e protestës, qytetarët ironizojnë me pankarta qeverinë

P
Piranjat26 August 2026, 20:41 · 1 min lexim
"Shpikni kode e pasqyra të fshehni skandalet"/ Dita e 88-të

Dita e 88-të e qëndresës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me mesazhe të forta ironike dhe kritike, ku protestuesit kanë sjellë në shesh pankarta me parulla domethënëse ndaj politikave të pushtetit.

Në fokusin e reagimit të qytetarëve është vendosur platforma më e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, "Pasqyra Albania", të cilën protestuesit e kanë lidhur drejtpërdrejt me akuzat për skandale dhe korrupsion.

Përmes mesazheve të tyre, ata kanë denoncuar përdorimin e teknologjisë nga qeveria si një përpjekje për të mbuluar realitetin e vendit. "JU SHPIKNI KODE E PASQYRA QË TË FSHEHNI ÇDO SKANDAL, POR VJEDHJA JUAJ REALE SHIHET QARTË NË ÇDO SHESH E MAL!" shkruhej në një prej pankartave. Ndërkaq, një tjetër parullë ironizonte propagandën dixhitale: "JU ME PASQYRA E FASADA DIGJITALE, NE TË NDRYSHËM POR TË BASHKUAR PËR DHIMBJE REALE!".

Përveç kritikave ndaj propagandës zyrtare, në pankartat e tubimit nuk kanë munguar as mesazhet që lartësojnë vijueshmërinë e qëndresës në ditën e saj të 87-të e të 88-të. Parulla të tilla si "88, ÇDO DITË LË GJURMË" dhe "88, DY TETA, ZERO JUSTIFIKIME" kanë rikonsoliduar mesazhin e protestuesve për të vijuar rezistencën e tyre pa u zmbrapsur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.