‘Shqipëria digjet, Rama krihet!’/ Këlliçi: Tirana po shkrumbohet në kodrat e saj në Daias, Priskë dhe Farkë

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për situatën e zjarreve në vend, duke u ndalur veçanërisht te vatrat aktive në kodrat e Tiranës, në zonat e Daiasit, Priskës dhe Farkës.
Këlliçi ka kritikuar qeverinë për mungesën, sipas tij, të mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për përballimin e situatave emergjente.
Duke vlerësuar sakrificën e zjarrfikësve dhe forcave të armatosura, ai ka kërkuar investime në mjete të specializuara, përfshirë helikopterë dhe avionë për shuarjen e zjarreve. Këlliçi ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhim të fondeve të emergjencave dhe e ka mbyllur reagimin me sloganin: “Shqipëria digjet, Rama krihet!”
Reagimi:
Zjarret kanë mbuluar vendin, ndërkohë që Tirana po shkrumbohet në kodrat e saj në Daias, Priskë dhe Farkë.
Në këtë situatë emergjence të bën përshtypje që Edi Rama është i angazhuar me bashkitë për një çështje që nuk ka fare lidhje me shqetësimin që ka vendi e vështirësitë që po kalojnë banorët.
Në secilin rast, dukshëm bie në sy mungesa e mjeteve dhe paisjeve për t'u përballur me fenomenin. Sakrifica dhe heroizmi i zjarrfikësve apo forcave të armatosura janë për t'u vlerësuar, por nuk është kjo zgjidhja për zjarret që shtohen nga viti në vit.
Duhen makina të fuqishme dhe helikopterë apo avionë enkas për këto situata. Herën e fundit që Edi Rama u mor me emergjencat, është kur futi duart në atë fond dhe shpërdoroi 4.2 milionë euro për një koncert.
Nëse ato para do ishin investuar sipas destinacionit apo nevojës reale, sot zjarret do ishin përballuar më mirë.
Ndaj kishte të drejtë sheshi sonte që thërriste; Shqipëria digjet, Rama krihet!
Lexo edhe
POLITIKE
Pas fjalimeve, protestuesit i lënë mesazh Ramës te Kryeministria: Rinia prin!

“Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua!”/ I riu nga protesta godet deklaratën e Ramës: Fyerje e tradhti ndaj kauzës shqiptare

“Kurti n’burg”/ Protesta në Kuvendin e Kosovës, pankarta e emigrantit njësoj si ato në tubimet e Tiranës

'Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar'/ Protestuesi thirrje: Mërgata, ejani në shesh më 14, 15 dhe 16 gusht

“Sulm i mirëorganizuar ndaj Bashkisë Memaliaj”/ Kryebashkiaku: Po na bllokojnë të gjitha fondet





