Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

“Shqipëria në aleancë me Izraelin, Greqinë dhe Qipron”, eksperti: Ja pse erdhi Dendias në Tiranë

P
Piranjat26 May 2026, 10:35 · 3 min lexim
“Shqipëria në aleancë me Izraelin, Greqinë dhe

Eksperti, Floriar Arapi thotë se vizita e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, në Shqipëri të hënën lidhet me një aleancë ushtarake që do të lidhet mes vendit tonë, Greqisë, Izraelit dhe Qipros.

“Megjithëse në Shqipëri informacioni, le të themi, është më i ngushtë në këtë pikë, është ngritja e një aleance rajonale, e disa aleancave rajonale dhe konkretisht flitet për një aleancë të cilën Izraeli dëshiron ta ngrejë me Qipron dhe me Greqinë dhe pjesë e kësaj aleance të jetë edhe Shqipëria”, tha Arapi në A2 CNN.

“Marrëveshjet me Greqinë dhe me Qipron kanë avancuar shumë në këtë pikë”.

Sipas tij, këto marrëveshje nuk janë raportuar vetëm në mediat greke, por edhe ato ndërkombëtare. “Izraeli ka një marrëveshje për të çuar në Greqi sisteme të mbrojtjes ajrore. Sisteme izraelite për të mbrojtur Greqinë. Të njëjtën gjë edhe me Qipron”, tha ai.

Sipas tij, Izraeli i frikësohet më shumë se çdo kundërshtari tjetër, Turqisë.

“Sepse Turqia është edhe kapacitet, një shtet shumë i madh, qoftë në potencialin ushtarak. Por edhe në aspektin gjeografik, është shumë më afër. Gjithashtu ka dhe influencë në shumë vende në rajon, sidomos për shembull në Siri, ka një aleancë të ngushtë me Sirinë”, tha Arapi.

“Për këtë arsye kemi të drejtë të dyshojmë tek ajo pyetja që çfarë nuk u tha. Kemi të drejtë të dyshojmë se një nga gjërat që nuk u tha është edhe kjo”.

Sipas Arapit, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dyshohet që është vendosur në atë pozicion me influencën e një izraeliti, mik i Ramës, në Shqipëri.

“Quhet Ron Yeffet dhe kanë dalë disa dokumente dhe disa dëshmi në publik të cilët janë për t’u marrë seriozisht”, tha ai.

“Përtej besimit të tij, që ka një afërsi me sionizmin në përgjithësi, por edhe këto marrëdhëniet që ai ka pasur Ron Yeffet, të bëjnë që të mendosh që kjo është ka diçka të vërtetë dhe ka diçka serioze për të dyshuar”. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.