POLITIKE

“Shqipëria në ngërç”/ Abilekaj: Kërcënimet e Ramës për gjyqësorin po dobësojnë pushtetet

Piranjat Përditësimi i fundit 5 January 2026, 17:57
“Shqipëria në ngërç”/ Abilekaj:

Gazetari Enton Abilekaj, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është shprehur se Shqipëria ndodhet sipas tij në një ngërç.


I ftuar në Syri TV, Abilekaj është shprehur se Edi Rama ka sfiduar dhe kërcënuar gjyqësorin, gjë që sipas tij tregon kapjen e hapur të pushteteve.

 “Në përgjithësi kemi një sfidë ndaj sistemit gjyqësor. Kemi jo vetëm sfidë në kuptimin e imunitetit, por edhe sfidë në kuptimin e propagandës. Ne pamë kryeministrin që e mbylli vitin duke sulmuar drejtësinë,” thekson ai, duke iu referuar qëndrimeve të kryeministrit ndaj dosjeve të profilit të lartë si ajo e inceneratorëve apo rruga Kardhiq-Delvinë.

Abilekaj argumenton se në këtë përplasje pushtetesh, ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri shfaqet si forca dominuese duke dobësuar ndjeshëm pushtetin gjyqësor.

“Ka një diçka që nuk shkon, ka një ngërç mes qeverisë dhe kushtetutës dhe pushtetit gjyqësor. Pra, qeveria ka marrë përsipër të sfidojë pushtetin gjyqësor, prokurorinë e SPAK-un, Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën që kanë marrë kërkesat që kanë marrë aty.

Dhe sigurisht me një artificë, siç është ajo gjykata kushtetuese, por në përgjithësi kemi një sfidë ndaj sistemit gjyqësor. Kemi jo vetëm sfidë në kuptimin e imunitetit, por edhe sfidë në kuptimin e propagandës. Ne pamë kryeministrin që e mbylli vitin duke sulmuar drejtësinë, apo jo? Duke i rrëzuar të dyja dosjet kryesore që drejtësia nxori në dy muajt e fundit të vitit, të tunelin e Llogarasë dhe të Akshin. 

Kemi vërtet tani një përplasje dhe në këtë përplasje të dy pushteteve pushteti më i fortë praktikisht është pushteti i kryeministrit. Ai mund të parandalojë gjithçka, duke përdorur dhe parlamentin sepse ka dhe legjislativin dhe degën ekzekutive në kontroll. Kështu që pushteti gjyqësor i dobët, i kritikuar dhe i kritikueshëm siç është normalisht një pushtet në që duhet të jetë në demokraci, e ka shumë vështirë përballjen me pushtetin ekzekutiv dhe me kryeministrin.

Prandaj faktori ndërkombëtar ka pasur një rol gjithmonë deri tani, që këtë ekuilibër ta krijojnë ata, këtë ekuilibër mes pushteteve, duke pasur parasysh forcën më të madhe që ka ekzekutivi nëpërmjet legjislativit”,- është shprehur Abilekaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?