POLITIKE

Shqipëria nuk arriti objektivin 2% të NATO-s/ Çfarë fshihet pas huasë 302 mln dollarëshe

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Gusht 2026, 18:24

Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veç debatit procedurial që përfundoi në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, ndezi edhe diskutimet mbi detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s.

Javën e kaluar, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përsëriti disa herë se qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka përmbushur për vite me radhë angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s.

Verifikimi i Faktoje tregon se pretendimi është i saktë sa i përket mosarritjes së angazhimit kryesor financiar të NATO-s, atë të shpenzimit të të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Shqipëria nuk arriti objektivin 2% të NATO-s

Faktoje analizoi buxhetin e mbrojtjes që prej 2009, vitit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për të sjellë një pasqyrë të plotë të shpenzimeve që nga qeverisja e demokratëve e deri këtë vit.

Siç mund të shihet edhe nga grafiku, që prej anëtarësimit në NATO 17 vite më parë, Shqipëria ka pasur vështirësi për të arritur pragun e shpenzimeve të mbrojtjes të kërkuar nga Aleanca.

Shqipëria nuk arriti objektivin 2% të NATO-s/ Çfarë

Gjatë qeverisjes demokrate (viteve 2009–2013) viti me shpenzimet e mbrojtjes më të larta ka qënë viti i anëtarësmit, me 21 miliardë lekë. Më pas shpenzimet janë ulur në 20 miliardë lekë dhe në 2013 kur demokratët humbën pushtetin në 19 miliardë lekë. Pas vitit 2013, buxheti i mbrojtjes sërish nuk ishte prioritet. Referuar llogaritjeve, tre vitet e para të qeverisjes socialiste me LSI-në buxheti për ministrinë e mbrojtjes ka qënë më i ulët se koha e demokratëve.

Rritja graduale nis në 2017 por mbështetja e buxhetit ndaj mbrojtjes nis të bëhet domethënëse pas viti 2021.

Shqipëria nuk arriti objektivin 2% të NATO-s/ Çfarë

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, rritja e presionit ndërkombëtar u shtua kur NATO u kërkoi vendeve anëtare të rrisnin investimet në mbrojtje. Sipas vlerësimit të NATO-s, objektivi minimal ishte që shpenzimet për mbrojtjen të ishin të paktën 2% e prodhimit kombëtar.

Të dhënat ndërvite tregojnë se as gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe as gjatë pjesës më të madhe të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria nuk e arriti pragun prej 2% të PBB-së për mbrojtjen.

Madje, në qershor të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Shqipëria ishte mes vendeve që nuk kishin përmbushur pragun e kërkuar gjatë vitit të kaluar.

Rritja e buxhetit pas presionit të Aleancës

Deklarata e Rutte vinte pak ditë përpara samitit të NATO-s në Ankara dhe pasonte raportimin e Reuters që më herët kishte vënë në pikëpyetje organizimin e samitit të 2027 të NATO-s në Shqipëri për shkak të nivelit të shpenzimeve ushtarake.

Në një përgjigje për Faktoje, një zëdhënës i Aleancës konfirmoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, sipas së cilës Shqipëria, Çekia dhe Sllovenia nuk e kishin arritur objektivin 2% gjatë vitit 2025, edhe pse diferenca konsiderohej relativisht e vogël në raport me buxhetin total të Aleancës.

Kështu, më 30 qershor 2026, qeveria shqiptare miratoi një akt normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2026 u rrit nga:

-58.9 miliardë lekë, sipas planit fillestar

-në 69.2 miliardë lekë pas ndryshimit buxhetor.

Shtesa ishte mbi 10.2 miliardë lekë, ose rreth 17.5% më shumë se parashikimi fillestar. Qeveria pranoi se shkak për ndryshimin ishte Aleanca. Kryeministri Edi Rama e lidhi këtë rritje me angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Në përfundim të samitit në Ankara, Mark Rutte konfirmoi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa data mbetet ende për t’u përcaktuar.

“Për vite me radhë qeveria e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës nuk përmbushi angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s” – Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Me këtë shtesë të buxhetit objektivi prej 2% të PBB-së u tejkalua.

Deklarata e kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, se qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka përmbushur për vite me radhë angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s është e vërtetë, duke iu referuar objektivit kryesor financiar të Aleancës për shpenzimet e mbrojtjes.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria nuk ka arritur pragun prej 2% të PBB-së për mbrojtjen gjatë pjesës më të madhe të periudhës së qeverisjes Rama dhe vetëm në vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm financimin për këtë sektor.

Por ekzistojnë dallime në mënyrën e përllogaritjes së shpenzimeve. Llogaritjet bazuar vetëm në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe PBB-në shqiptare tregojnë se 2025 e ka arritur objektivin 2%. Ndërkohë, NATO përdor një metodologji më të gjerë, e cila përfshin edhe kategori të tjera të shpenzimeve të mbrojtjes, si pensionet ushtarake dhe kontributet në operacione ndërkombëtare. Pikërisht sipas kësaj metodologjie, Shqipëria mbeti nën objektivin 2% edhe vitin e shkuar.

/Faktoje/

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës