POLITIKE

‘Shqipëria nuk del dot nga kthetrat e drogës pa SHBA’/ Berisha nga New Jersey: Duhen goditur kartelet shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 21:49
‘Shqipëria nuk del dot nga kthetrat e drogës pa SHBA’/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga New Jersey ka folur për rikthimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe sfidën ndaj “narkoshtetit”.

Në intervistën e tij për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha tha se vizita në SHBA është një mundësi për të ndërtuar një partneritet të ri dhe më të fortë me Uashingtonin, ndërsa theksoi se për goditjen e karteleve shqiptare të drogës nevojitet bashkëpunim i vendosur ndërkombëtar.

Çim Peka: Për këtë kthim ju kishin thënë fjalën. Mjafton kthimi juaj me vizitën në Amerikë, a nuk keni plan për kthim tjetër?

Sali Berisha: Jo, unë sigurisht që kam, po për ata e thashë. Pa diskutim që unë kam plan, po për ata kjo ishte kthimi. Se e ke parasysh si funksionojnë ata, dhe natyrisht që jo, unë këtë e konsideroj tërësisht një mundësi të madhe të re për të ndërtuar një partneritet, bashkëpunim shumë të mirë me këtë vend, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne si parti kemi në themel vlerat, që ka në themel ky vend i lirë dhe e sigurtë është që ky moment është një mundësi shumë e madhe e jona për të ndërtuar marrëdhëniet më solide me SHBA, që janë të domosdoshme. Çimi sot droga është bërë fuqi e të keqes dhe pa mbështetjen e SHBA, mbështetjen e vendosur dhe të partnerëve ndërkombëtar Shqipëria nga kthetrat e drogës nuk del dot.

Është tjetër krimi i organizuar që kishim ne në vitin 2004-2005. Ky është një krim i organizuar që administron miliarda, krejt tjetër.

Dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi me SHBA dhe vendet partnere është një kusht shumë i rëndësishëm.

Çim Peka: Vetëm se krimi i organizuar nuk u zhvillua këtë vit. Ka vite që është zhvilluar me Edi Ramën dhe trafikun e drogës, pra narkoshteti. Por në 2021 kur e filluat betejën tuaj, betejën e dinjitetit dhe që rimorët opozitën, pse besuat se pa SHBA apo dhe në betejë me ta, ju mund ta fitonit betejën me narkoshtetin. Sepse beteja për dinjitetin dhe kundër qeverisë, ishte betejë kundër narkoshtetit. Dhe në atë kohë ju nuk i kishit SHBA në krah.

Sali Berisha: Narkoshteti vërtetë sot zotëron institucionet e shqiptarëve, por lidhjet ndërkombëtare i ka të stër fuqishme. Për t'i dhënë goditjen përfundimtare narkoshtetit duhet goditur kartelet shqiptare të drogës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet ku ato ndodhen. Dhe absolutisht ne do bashkëpunojmë me këtë vend dhe me çdo vend tjetër për t'i kapur dhe për t'i sjellë para ligjit.

Ekonomia po rrënohet. Ju e patë të dhënën e fundit të Eurostatit, rënia e prodhimit në Shqipëri është e dyta më e madhe pas Ukrainës që i ka zonat industriale të pushtuara. Kaq i fortë është,  në një vend të vogël ku leku bëhet më i fuqishëm se frangu zviceran, që mbështetet nga një GDP trilion i këtij vendi. E imagjinoni se çfarë force ka. Por a i dilet? Plotësisht, kjo kërkon në radhë të parë vullnet të qartë politik dhe kërkon bashkëpunim luajal ndërkombëtar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?