Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë

P
Piranjat 4 June 2026, 18:22 · 2 min lexim
"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për

Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur.

Grumbullimin e protestuesve është bërë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” është slogani që do të shoqërojë protestën e kësaj të enjteje, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë theksuar vazhdimisht se lëvizja qytetare është jashtë përkatësive politike.

Tubimi i djeshëm u shoqërua me tensione, pasi policia vendosi gardhe metalike për të bllokuar avancimin e protestuesve. Situata u përshkallëzua në përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve, ndërsa u raportua edhe përdorimi i ujit me piper nga autobotet e policisë.

Pavarësisht incidenteve, protestuesit vijuan marshimin dhe qëndresën e tyre, duke artikuluar në kor një sërë sloganesh kundër projektit në Zvërnec, si dhe thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit që, sipas tyre, rrezikon një prej zonave më të rëndësishme të mbrojtura në vend, ndërsa kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë deri në tërheqjen e plotë të planit të ndërtimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.