Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme
POLITIKE

‘Shqipëria po digjet nga dështimet’/ Nga zjarret te mungesa e ujit, protestuesi: Rama të largohet

P
Piranjat 6 August 2026, 20:47 · 4 min lexim
‘Shqipëria po digjet nga dështimet’/ Nga zjarret te

Në protestën e 68-të kundër qeverisë, një nga protestuesit mbajti një fjalim me akuza të forta ndaj qeverisë, duke renditur, sipas tij, dështimet në menaxhimin e problemeve që vendi përballet çdo verë.

Ai tha se ndërsa qytetarët protestojnë, drejtuesit e shtetit ndodhen me pushime, ndërsa Shqipëria përballet me mungesë uji, zjarre, aksidente rrugore dhe shërbime të pamjaftueshme.

Sipas protestuesit, qeveria ka dështuar të investojë në mbrojtjen e pyjeve dhe në infrastrukturën e nevojshme, duke i dhënë përparësi shpenzimeve të tjera. Në përfundim të fjalës së tij, ai kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qytetarët kanë nevojë për një qeveri që planifikon, investon dhe mban përgjegjësi.

Protestuesi: Jemi gjashtëdhjetë e tetë sot në këtë shesh. Dielli mund të jetë i fortë, vapa mund të na lodhë, por vendosmëria jonë është më e madhe se çdo pengesë. Jemi më krenarë se kurrë dhe më të vendosur se kurrë. Ndërkohë që shqiptarët janë në shesh, qeveritarët po pushojnë në resorte luksoze dhe shijojnë pushimet, sikur i gjithë viti i tyre të kishte qenë i zënë plot me punë të mëdha në shërbim të këtij vendi. Por jo, vendi jonë përsëri si gjithmonë në sezonin veror përballet me të njëjtat probleme, dhe janë probleme që ne i shohim çdo ditë dhe nuk ka propagandë që i fsheh dot. Probleme si mungesa e ujit, rritja e aksidenteve rrugore me viktima, të plagosur e të tjerë, nga një infrastrukturë që nuk përballon dot fluks. Qendrat shëndetësore të kufizuara me kushte skandaloze. Masive pyjore kudo nëpër Shqipëri digjen dhe shkrumbohen. Çdo verë shohim të njëjtin skenar. Pyje që digjen, zjarrfikësit që luftojnë me zjarre me lopata dhe ndihmë që kërkohet nga jashtë. Na thuhet se kemi vetëm katër helikopterë. A mjaftojnë katër helikopterë për të mbrojtur 27 mijë kilometra katrorë, hapësirë tokësore të Shqipërisë nga zjarret? Thuhet se do të blejmë edhe 3 avionë të tjerë, nga një kompani e cila është e dënuar në Spanjë për korrupsion. Gjithsesi, pse nuk janë bërë deri tashmë këto investime për të rritur kapacitetet kundra zjarrit, por duhet të presim derisa të shkrumbohen pyje të tëra për të arritur në përfundimin që duhet blerë? Sipas kësaj qeverie, më mirë paguajmë shifra marramendëse për disa orë spektakël me këngëtarë të huaj, sesa të investojmë në mjete që mbrojnë mijëra hektarë pyje në zonat turistike. Për ta një pyll i gjelbër nuk ka vlerë fare përballë një resorti. Ajo që të bën më kurioz është një rastësi shumë interesante. Shumë prej zjarreve ndodhin pikërisht në zonat me potencial të jashtëzakonshëm turistik, veçanërisht pranë bregdetit. Ndoshta është rastësi, ose natyra ka vendosur të digjet gjithmonë aty ku toka ka më shumë potencial. Shqiptarët nuk kërkojnë mrekulli, kërkojnë një shtet që planifikon, investon dhe mban përgjegjësi. Dhe kjo qeveri ka dhënë të gjitha provat që nuk e ka bërë këtë gjë dhe përballë këtij realiteti ju ngelet vetëm të jepni dorëheqjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.