Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

“Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën

P
Piranjat10 August 2026, 20:42 · 3 min lexim
“Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje nga regjimi komunist, duke u varur në qendë të qytetit të Kukësit, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë.
Lavdije Nela tha se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi Shqipërisë i duhet një drejtim i ri dhe jo një qeveri e krimit dhe drogës.
Po ashtu ajo kërkoi nga Rama që të kërkojë falje pëe firmën që babai i tij Kristaq Rama vendosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.

“Jam Lavdije Nela, ish-e burgosur politike. U burgosa së bahsku me burrin tim Havzi Nela. U dënova me 10 vite burg ndërsa burri im me burg të përjetshëm në kampet shfarosëse të Spaçit dhe Kukësit deri më 10 gusht 1988.

Derisa diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, firmosën varjen e poetit Havzi Nela. Teksa trupi i tij valëvitej partia që drejton Edi Rama hidhte valle.
Mua regjimi komunsit më la pa familje, pa fëmijë dhe kemi 35 vite që përballemi me urrejtjen e familjes së kryeministrit.

Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk u dënuan krimet e komunizmit.
Kur iu shoh ju prej 72 ditësh më bëhët zemra mal, ju jeni fëmijët e mi ë të Havzi Nelës sepse po çoni para kauzën tonë.

Ju mbajtët një minut heshtje në këtë shesh, për jetët e atyre që u vranë për një Shqipëri demokratike. Nuk jemi hakmarrës, por duam drejtësi. Kam pritur prej 35 vitesh nga Rama të kërkojë falje që babai i tij vari poetin Havzi Nela. Jo vetëm që nuk e bëri, por kërkoi përulje nga deputetët për babain e tij.

Ju rinia ndërtoni Shqipërinë e re, atë për të cilën luftoi Havzi Nela dhe për të cilën shqiptarët bënë qindra vite burg.
Së bashku me ju i drejtohem kryeministrit nga kjo tribunë: Rama jepe dorëheqjen!

Largohu dhe përballu me drejtësinë. Po protestoni për të drejtat tuaja i keni dhënë model botës sesi protestohet. Ju kërkoni drejtësi dhe qeveri të re. Do ta shpëtoni Shqipërinë nga kjo qeveri. Nuk na duhet kjo qeveri e krimit dhe vrasjes, drogës që punon vetëm për 10 veta”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.