Shqiptarët 26 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Braçe: Protesta legjitime, të rinjtë duhet të dëgjohen. Ata refuzojnë të jetojnë si prindërit!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat dhe debatet për zhvillimin e qëndrueshëm, duke theksuar se zëri i qytetarëve, veçanërisht i të rinjve, duhet të dëgjohet dhe të merret në konsideratë në proceset vendimmarrëse.
Sipas Braçes, në protestë ekzistojnë interesa legjitime që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e natyrës. Ai argumenton se vendimet që merren sot do të ndikojnë në 10, 15 apo 20 vitet e ardhshme dhe për këtë arsye nuk mund të merren pa përfshirjen e atyre që do të jetojnë me pasojat e tyre.
“Nuk mund të vendosim për ta, por pa ta”, shkruan Braçe, duke nënvizuar se është e vështirë të përcaktohet mënyra se si do të jetojnë brezat e ardhshëm pa i përfshirë në diskutime dhe pa dëgjuar shqetësimet e tyre.
Deputeti socialist thekson se të rinjtë kanë parë vështirësitë, pabarazitë dhe mungesën e mundësive me të cilat janë përballur prindërit dhe gjyshërit e tyre dhe se kërkojnë të kenë të drejtën të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.
Në reagimin e tij, Braçe apelon që kjo e drejtë të mos anashkalohet nga vendimmarrësit, por të jetë pjesë e debatit dhe procesit demokratik për zhvillimin e vendit.

Lexo edhe
POLITIKE
E shpalli "mercenar" Tahir Sinanin, ish-deputeti socialist replikon me Taulant Ballën: Jam pa fjalë, ça lidhje ka protesta në Shqipëri me...

Tomorri: Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je, pastrimi i parave nuk bëhet pa bekimin e qeverisë

Dosja Aruba/ ‘Rast pastrimi parash’, Koka: Ende s’e dimë se kush është zyrtari që shkoi në ishull

Edi Rama etiketime, akuza dhe tentativa për delegjitimim të protestuesve

‘Rezistenca, qëndrim pa kthim i qytetarëve’, Muçollari: S’e duan arrogancën e Ramës dhe të qeverisë





