Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B...
POLITIKE

Shqiptarët 3 muaj protesta për varfërinë, Gonxhja i Ramës provokon sërish: 3 mln euro ne i japim për një panair

P
Piranjat16 August 2026, 18:29 · 3 min lexim
Shqiptarët 3 muaj protesta për varfërinë, Gonxhja i

Ndërsa prej tre muajsh shqiptarët dalin në shesh duke protestuar për ekonominë, çmimet, varfërinë dhe mënyrën se si qeveriset vendi, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet me një tjetër arsyetim për milionat e shpenzuara për evente.

Në një kohë kur qeveria është përballur me kritika të forta për financimin publik të koncertit të Kanye Ëest në Tiranë, Gonxhja riktheu edhe një herë argumentin se paratë për eventet janë investim për promovimin e Shqipërisë.

Madje, për të justifikuar miliona eurot e shpenzuara për koncertin, ministri solli si shembull një panair në Berlin, duke deklaruar se Shqipëria shpenzon rreth 3 milionë euro për vetëm tre ditë event dhe 250 metra pavijon.

Pra, sipas logjikës së ministrit, problemi nuk është pse shteti shpenzon miliona euro për evente, por pse shqiptarët u shqetësuan pikërisht për milionat e dhëna për Kanye West.

“S’e kuptoj pse duhej bërë ‘armik i klasave’ Kanye West! Edhe ata që do të donin të vazhdonin me protestën mund të ishin në event, mund të mos e kishin sabotuar një event që ishte për Shqipërinë dhe për ne, për të gjithë vendin tonë. Mund të mos kishim paguar ndoshta atë faturë që paguam, për shkak të këtij anatemimi dhe kësaj lufte donkishoteske me koncertin. Mund të kishim qenë më të zgjuar, më të pjekur dhe mund ta kishim eventin edhe pa e bërë atë harxhim nga ana e shtetit dhe të kishim fituar ato 6 pikë ca milionë euro, t’i kishim në arkën e shtetit, që do përdoren për nevoja që shteti gjatë vitit planifikon dhe rishpërndan”, tha Gonxhja në A2 CNN.

“Ne do investojmë kokëfortësisht te ekonomia e eventeve, sepse është mënyra e promovimit të vendit më e zgjuar e mundshme. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por ne harxhojmë disa miliona euro në vit për të bërë disa panaire jashtë shtetit.

Pse qenka normale të harxhojmë bie fjala në Berlin 3 milionë euro për tre ditë event, për 250 metra pavion, dhe pse nuk harxhokemi disa miliona euro për të bërë një megaevent, një gjë globale, ku do vijnë dhjetëra mijëra të huaj të huaj, edhe nga rajoni, do kenë një eksperiencë të veçantë dhe do ketë rekomandime pozitive për ta vizituar prapë”, vijoi ministri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.