Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

'Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar'/ Protestuesi thirrje: Mërgata, ejani në shesh më 14, 15 dhe 16 gusht

P
Piranjat12 August 2026, 20:57 · 5 min lexim
'Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar'/ Protestuesi

Një i ri, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, tha se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk lidhet vetëm me pagat, por edhe me mungesën e meritokracisë dhe dinjitetit.

“Rinia po ikën sepse e ka të pamundur të garojë me një sistem patronazhimi”, u shpreh ai, duke shtuar se në Shqipëri vlerësohet më shumë servilizmi ndaj pushtetit sesa puna dhe ndershmëria.

Protestuesi bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve dhe ftoi diasporën të marrë pjesë në protestat e 14, 15 dhe 16 gushtit. Ai iu drejtua gjithashtu mësuesve, pedagogëve dhe intelektualëve që të mos qëndrojnë spektatorë, por t’i bashkohen protestës.

“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, e mbylli ai fjalën.

Protestuesi: Mbrëma të gjithëve. Të nderuar bashkëqytetarë, të dashur të pranishëm. Shkaku pse rinia po ikën sot nuk është vetëm çështje parash. Është një çështje dinjiteti. Sot në Shqipëri dinjiteti ulet dhe nëpërkëmbet. Nëse je i ndershëm, quhesh i paaftë. Pse? Sepse sistemi i vlerave ka rënë krejtësisht. I aftë sot konsiderohet vetëm ai që serviloset kryetarit, partisë, drejtorit apo nënpunësit të radhës. Si student i vitit 2018, po ju them diçka. Ne në atë kohë protestuam sepse besonim me shpirt se me një arsim më të mirë dhe me barazi mund të ndërtonim të ardhmen tonë këtu, në shtëpinë tonë.

Sot në vitin 2024-ën, rinia nuk po ikën thjesht për një pagë pak më të lartë, por po ikën sepse e ka të pamundur të garojë me një sistem patronazhimi ku vlerësohet më shumë ai që i bën dëm tjetrit sesa ai që punon me ndershmëri. Kjo e bën të ardhmen absolutisht të pamundur. Dhe kjo i detyron studentët e sotëm të mos kërkojnë më as ëndrra, as të ardhme, por të kërkojnë të paktën një të tashme. Të dashur shqiptarë, është koha që të bëhemi të gjithë bashkë, të lëmë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe çdo gjë tjetër që pengon këtë bashkim tonin të madh. Shkaktarët e kësaj gjendje nuk do t'i kërkojmë te faktorët e jashtëm. Duhet të ulemi, të reflektojmë dhe të bëhemi një herë të vetme një trup i vetëm si shqiptarë.

Për të rrëzuar këtë sistem të kalbur politik. Për të rrëzuar këtë establishment që për kaq shumë vite ka punuar kundër nesh, duke larguar dhunshëm nga atdheu shqiptarët e ndershëm që nuk i bëjnë dot ballë të keqes së madhe. Për të jetuar të lirë dhe me dinjitet në vendin tonë. Një thirrje të veçantë e kam sot për mërgatën tonë. Ju lutem, na mbështesni! Në datën 14, 15 dhe 16 gusht ejani në shesh. Ju mirëpresim! Shumë persona nga diaspora më kanë kontaktuar, ju kanë ofruar mbështetje, do punojmë për ta natë e ditë kur të vijnë në shesh.

Do të doja që të gjithë të na kontaktoni dhe ju presim në shesh, do të japim kontributin tonë maksimal që t'ju bëjmë një pritje madhështore. Ju, shihni shpresën tek ne, por dhe ne kemi shpresën tek ju. Prandaj, ejani të bëhemi të gjithë bashkë për t'i dhënë një herë e mirë fund tranzicionit të stërzgjatur shqiptar. Dhe së fundmi, dua të shfrytëzoj rastin me fjalën time për të bërë një thirrje për kolegët e mi mësues, arsimtarë, pedagogë dhe intelektualë të këtij vendi. Sot është dita që ju jo vetëm të flisni por dhe të veproni. Konkretisht. Kjo fushëbetejë ka nevojë për pjekurinë dhe përkrahjen tuaj. Mos qëndroni spektatorë ndaj padrejtësive që po na bëhen çdo ditë. Sot është koha, nesër mund të jetë shumë vonë. Bashkohuni, bashkohuni, bashkohuni! Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.