Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri”/ SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia jonë më e fortë se kurrë

P
Piranjat17 June 2026, 21:16 · 4 min lexim
“Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për

Në një atmosferë festive dhe simbolike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi pritjen me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku e Ngarkuara me Punë, VanHorn, vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe demokracinë.

Në fjalën e saj, VanHorn falënderoi autoritetet shqiptare, trupin diplomatik, të ftuarit e pranishëm, duke e cilësuar përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara si një moment historik me rëndësi të veçantë.

“Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë. Për 250 vjet, këto ideale kanë frymëzuar jo vetëm amerikanët, por edhe popujt që kanë aspiruar të jetojnë të lirë”, u shpreh ajo.

Diplomatja amerikane vlerësoi rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi dhe diktatura drejt demokracisë dhe integrimit euroatlantik, duke e cilësuar atë si një nga historitë më të rëndësishme të suksesit në kohët moderne.

“Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri. Udhëtimi i këtij vendi nga shtypja drejt demokracisë dhe aleancës perëndimore është një histori frymëzuese, e ndërtuar mbi guximin dhe sakrificën e qytetarëve të tij”, tha VanHorn.

Një moment i veçantë i fjalimit iu kushtua kujtimit të dy punonjësve shqiptarë të Ambasadës Amerikane, Loni Adami dhe Kol Kuqali, të cilët humbën jetën gjatë regjimit komunist pasi refuzuan të dëshmonin në mënyrë të rreme kundër Shteteve të Bashkuara. VanHorn tregoi se së fundmi kishte takuar pasardhësit e tyre dhe e cilësoi qëndrueshmërinë e familjeve të tyre si një dëshmi të besimit të palëkundur tek liria dhe miqësia shqiptaro-amerikane.

“Besimi i tyre se një ditë Shqipëria do të ishte e lirë dhe e lidhur me Shtetet e Bashkuara mbetet një frymëzim për të gjithë ne”, theksoi ajo. Në fjalën e saj, diplomatja amerikane nënvizoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë, ekonomisë, arsimit dhe promovimit të vlerave demokratike.

Ajo falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në forcimin e kësaj marrëdhënieje, nga ushtarakët dhe forcat e emergjencës, te arsimtarët, sipërmarrësit, gazetarët dhe drejtuesit e komuniteteve. “Lidhja jonë është sot më e fortë se kurrë. Faleminderit për partneritetin tuaj, për mikpritjen legjendare shqiptare dhe përkushtimin ndaj vlerave që ndajmë”, u shpreh VanHorn.

Duke ngritur dollinë në fund të ceremonisë, ajo përcolli një mesazh optimizmi për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Gëzuar 250 vjet liri dhe shumë të tjera që do të pasojnë. Gëzuar ditëlindjen e 250-të të Amerikës dhe Gëzuar Katër Korrikun!”, përfundoi diplomatja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.