“Edi Rama, a po na dëgjon?” – Eurodeputetja holandeze i drejtohet kryeministrit: Kërkesat e protestuesve janë të qarta!
Eurodeputetja Anna Strolenberg ka vijuar mesazhet mbështetëse të ndërkombëtarëve në protestë, duke deklaruar se kër...
Eurodeputetja Anna Strolenberg ka vijuar mesazhet mbështetëse të ndërkombëtarëve në protestë, duke deklaruar se kër...
Vizita e eurodeputetëve të grupit Gjelbër/EFA në Tiranë u shndërrua në një tjetër sinjal alarmi për qeverin&eu...
Protesta e 30-të kundër qeverisë Rama është shoqëruar me një situatë të pazakontë, duke krijuar dy vatra prote...
Ndërsa mijëra qytetarë protestonin para godinës së Kryeministrisë në protestën e 30-të kundër qeverisë,...
Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët kanë mbërritur para Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jepe dor...
Një nga qytetarët pjesëmarrës në protestën e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u bëri thirrje S...
Sot do të mbahet protesta e 30 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjith&eum...
Videoja e një ceremonie mortore në Meksikë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi e veja e një burri u filmua duke kërcyer t...
Hezitimi i kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, për të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për heqje...
Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një qendë...
Për gazetarin e njohur holandez Vincent van Gerven Oei që është marrë shumë më investigime në Shqipëri, libri ‘Albanian Files’ mund të jetë një 'minierë ari' për SPAK në hetimin e atij që cilësohet si një nga "tumoret" më të rënda të korrupsionit në vend.
Sepse po të shikojmë gjërat, të gjitha vendimet që janë marrë për të gjitha projektet që janë brenda këtij libri, janë marrë nga KKT-ja.
Në libër arkitektët pranojnë hapur se komunikimet i kanë pasur direkt me numrin një të qeverisë, Edi Rama duke deklaruar rëndom: "Mora një telefon nga Kryeministri", "Mora një email nga Kryeministri", apo "Isha lidhur me Kryeministrin nëpërmjet shokut tim". Kjo ngre një pyetje thelbësore që kërkon përgjigje nga organet e drejtësisë: Në cilin vend normal të botës një Kryeministër shërben si ndërmjetës për të lidhur arkitektët me kompanitë private, dhe më pas firmos vetë vendimin shtetëror për miratimin e po atij projekti?
Pjesë nga intervista sot në Task Force
Sonila Meço: Vincent, më ka bërë përshtypje, sot ke publikuar një artikull shumë interesant. Ke shkruar "Ironia e st'arkitektëve", pra është një lojë fjalësh. Gjëja që më ka bërë përshtypje, në fakt janë dy gjëra. E para, ti ke pritur një reagim pas një artikullit të parë ku ke zbërthyer projektet, mënyrës se si është vepruar dhe ku është problemi i tyre, dhe thua që pak kanë reaguar ndaj këtij shkrimi. Dhe e dyta, ke marrë një përgjigje dhe ti e ke publikuar të plotë me njërin nga arkitektët...
Vincent van Gerven Oei: Po, me Martin Sobotën. Ai ka punuar goxha gjatë në Shqipëri.
Sonila Meço: Me cilat projekte ka punuar ai?
Vincent van Gerven Oei: Për shembull ai ka bërë Drymades, për Gjikurinë. Për shembull, po ka bërë shumë projekte. Po ka bashkëpunuar me Gjikurinë. Edhe, duhet të vëmë në mendje që Gjikuria ka qenë përfshirë në këtë fshehjen e fondeve të BE-së. Gjikuria ka qenë kompania për shkak të së cilës tani, ose në atë kohë të paktën, ishin ndërprerë fondet e BE-së për agrikulturën.
Vincent van Gerven Oei: Po, Ipardi fiks. Dhe ti shkruan me këtë arkitekt, ndër të tjera ti i thua... ironia tani vjen kaq lehtë
Sonila Meço: Dhe i thua Thierry Baudet, gjithmonë thotë se e njëjta gjë... pra për të mbrojtur veten nga kriticizmi...
Vincent van Gerven Oei: Jo e përdorim sepse shiko, ai jeton në Holandë dhe kemi edhe disa politikanë kllounë këtu në Holandë. Njëri prej tyre quhet Thierry Baudet, ai ka qenë kështu ndonjë neo-fashist edhe ai gjithmonë gjatë intervistave ka përdorur "o unë bëj ironi, bëj vetëm ironi" duke thënë gjëra që vërtet janë shumë të tmerrshme. Edhe e përdor ironinë si alibi.
Sonila Meço: Dhe ti i thua, dhe ti i thua Martinit, në qoftë se do të varej nga unë, të gjithë ju do të përfundonit në burg, i thua ti Martinit dhe ai të përgjigjet: "A është ky një kërcënim?" Ti i thua: "Jo, thjesht ironi." Dhe Martini thotë mos mashtro.
Dhe ti bën poshtë një post-scriptum: "Miq shqiptarë, ne na kanë bërë të besojmë se këta njerëz janë gjigantë intelektualë, me vizione shumë madhështore për të ardhmen. Por në të vërtetë ata mezi mund të shkruajnë dhe të ndërtojnë një email." Pse e ke thënë këtë gjë?
Vincent van Gerven Oei: Po, ashtu është. Domethënë, sepse emaili i tij i parë ka qenë: "O Vincent!" Ka qenë ironi, domethënë, a jemi fëmijë ne të dy? Për shembull, mund të fillosh me: "I dashur Vincent, kam lexuar artikullin tënd me vëmendje..." e të tjera e të tjera. Jo të fillosh me "O Vincent". Kush jam unë?
Sonila Meço: Në fakt ti ia kujton atij me të drejtë, sepse është një ndër arkitektët, ashtu si shumë të tjerë, të cilët kanë bërë dhe publikime dhe kanë përdorur integritetin, pastërtinë e punës në projektet që ata kanë bërë, llojin e gjithë infrastrukturës së vendosur në dispozicion, duke mbuluar të gjithë një moçal që duan të jenë të ndershëm, të pastër, transparentë në këtë gjë. Ja ku dhamë një shembull, por mund të japim dhe shumë të tjerë. Megjithatë, ti, me ironi apo pa ironi, kur atyre u thua "Ju jeni të gjithë për në burg", mendoj që ka një arsye që ti beson se kjo dosje në vetvete mund të jetë shumë mirë një fillesë për drejtësinë, për SPAK-un, për t'i shkuar në zemër një prej tumoreve më të rënda në Shqipëri. Pse?
Vincent van Gerven Oei: Absolutisht po. Sepse po të shikojmë gjërat, të gjitha vendimet që janë marrë për të gjitha projektet që janë brenda këtij libri, janë marrë nga KKT-ja.
Sonila Meço: Këshilli i Rregullimit të Territorit.
Vincent van Gerven Oei: Për KKT-në është Kryeministri. Ai jep nënshkrimin për të gjitha vendimet e KKT-së, edhe për të gjitha VKM-të për të cilat kemi folur edhe pak në fillim. Në momentin që investigohet, për shembull, sheshi Skënderbej, ose Zvërneci, ka diku një nënshkrim të Kryeministrit. Edhe të gjithë arkitektët atje brenda librit thonë që: "Oh, mora një telefon nga Kryeministri", "Oh, mora një email nga Kryeministri", "Oh, isha lidhur me Kryeministrin nëpërmjet shokut tim". Shumë interesante kjo, sepse kjo nuk është normale. Në çfarë vendi ka ndonjë Kryeministër që lidh arkitektët me kompani private, edhe pastaj merr vendimin për atë projekt? Shumë e çuditshme.
Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, ka hedhur akuza të for...
I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, gazetari Basir Çollaku deklaroi se dosjet e trafikut të drogës, nxjerrin n&...
Sot do të mbahet protesta e 30 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjith&eum...
Protesta qytetare në Tiranë ku shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen Edi Ramës sot është në ditën e 30 të...
Hezitimi i kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, për të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për heqje...
Avokati Kujtim Cakrani, në një intervistë u shpreh se Ilir Meta sot ka marrë një tjetër avokat për të bërë mbr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi takime në Parlamentin Europian me kryetarin e Delegacionit t&...
Reforma që synonte t’u jepte spitaleve publike më shumë autonomi, efikasitet dhe përgjegjësi, katër vite pas nisjes së ...
Ekspertja për marrëdhëniet me jashtë, Ilda Zhulali, deklaroi se Shqipëria dhe Serbia po përjetojnë lëvizje të m&eum...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar sërish për librin “Albanian Files”, të cilin e konsideron si një d&eum...