POLITIKE

Shqiptarët kërkojnë largimin e tij, Boçi: Rama do përdorë koncertin për propagandë, sikur Shqipëria është e lumtur

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Korrik 2026, 17:59
Shqiptarët kërkojnë largimin e tij, Boçi: Rama do

Në ditën e 40-të të protestave qytetare para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike, vëmendja e ekzekutivit duket se është zhvendosur plotësisht drejt shfaqjeve artistike. Përballë një Shqipërie të revoltuar, qeveria rëndohet nga akuza të forta për përdorimin e fondeve publike dhe mjeteve shtetërore me qëllim krijimin e një realiteti fals.

Në një intervistë në Syri tv nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka denoncuar ashpër investimin e pretenduar prej 4 milionë eurosh nga fondi rezervë i shtetit për koncertin e reperit Kanye West në Tiranë. Deputeti i opozitës e cilësoi këtë akt si një propagandë të pastër për të shitur imazhin e një vendi të lumtur që nuk ka probleme politike, por vetëm synime artistike.

Arnold Kariqi: Rikthehemi në transmetim të drejtpërdrejtë për t'u ndalur në hapësirën e intervistës ku do të kem nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luciano Boçi në një lidhje të drejtpërdrejtë për të diskutuar sigurisht aktualitetin politik dhe zhvillimet kryesore.  40 ditë protestë po bëhen tashmë ku qytetarët kanë dalë që prej fundit të majit, ku vijojnë çdo ditë mbushin sheshin përpara Kryeministrisë dhe sigurisht marshojnë në rrugët e Tiranës, duke kërkuar llogaridhënie, dorëheqjen e qeverisë Rama dhe çuarjen e vendit në qeveri teknike. Të gjitha këto zhvillime që vijnë me kryeministrin i cili herë ofendonte, herë shante, herë tallej, më pas i sulmonte, dhe në një kohë kur Kryeministri Rama duket se është i shqetësuar vetëm për diçka, për fansat e këngëtarit Kanye Ëest. Zoti Rama ka deklaruar ditën e djeshme se ka dhënë 4 milionë euro për koncertin e ish-burrit të Kim Kardashian, për të mos u turpëruar tek fansat e këngëtarit. Si e shihni gjithë këtë zhvillim zoti Boçi? Gjithë ky shqetësim i Kryeministrit?

Luçiano Boçi: Po, ka shqetësim është e vërtetë. Po ju e bëtë lidhjen sepse paralelisht vendoset përballë kryeministrit edhe protestuesit që është kjo, Shqipëria e vërtetë, Shqipëria e shqetësuar, Shqipëria e revoltuar dhe e zemëruar, e cila ka dalë në shesh dhe kërkon jo thjesht llogari, por kërkon largimin e Ramës dhe largimin e qeverisë së tij. Dhe Rama kërkon ta shfrytëzojë këtë koncert si pjesë të propagandës, të shitjes së asaj që nuk ekziston në Shqipëri. Sikur Shqipëria është shumë e lumtur, që ajo nuk ka probleme politike, ajo ka thjesht probleme artistike, ajo bën garë me veten do vijë Kanye Ëest, do vijë Madonna, apo do vijë ndonjë këngëtar tjetër i shquar apo këngëtar i cili ka probleme me Evropën për shkak të deklaratave të tij që është disi...

Arnold Kariqi: Ky është një koncert privat. Asgjë nuk merr Shqipëria. Lekët e biletave i merr këngëtari, organizatorët, nuk e di, sponsorat. Pse duhet të hyjë shteti apo buxheti i shtetit duke prekur fondin e rezervës?

Luçiano Boçi: E tash Arnold, është kjo, shitja e lumturisë, dhënia e një imazhi tjetër. Rama kërkon ta kthejë në favorin e vet, duke transmetuar atë që nuk ekziston, që ai e ka në iluzion.

Arnold Kariqi: Tha që këtu nuk ka probleme, këtu ka protesta, këtu vijnë të huajt...

Luçiano Boçi: Që këtu s'ka probleme. Domethënë, këtu është, thashë, konkurrenca është vetëm artistike. Ne jemi në garë me artin, jemi në garë me arkitekturën, s'jemi në garë me dorëheqjen e qeverisë. Këtë do të kërkojë, kërkon të transmetojë, do të përcjellë Rama nëpërmjet vetë investimit të vet, të qeverisë së tij me para publike, me qëllim që ky koncert të jetë i zhurmshëm, të ketë jehonë, jo vetëm brenda Shqipërisë, dhe nuk janë vetëm 4 milionët Arnold, janë dhe angazhimet e tjera që ka vendosur në funksion të koncertit vetë Rama, me urdhrin e tij. Unë dje kam bërë një denoncim që zyrat e drejtorive arsimore janë të angazhuara për të thirrur në koncert nxënësit e shkollave të mesme, por edhe pjesën e administratës dhe pjesën e mësuesve, sikurse kjo parashikon që pjesa e patronazhimit politik është bërë patronazhim në koncerte tani. Pikërisht për të realizuar këtë qëllimësi. Kërkon të disekuilibrojë realitetin politik në Shqipëri nëpërmjet ndërfutjeve të tilla. Është një formë që ne e kemi hasur edhe në momente të caktuara, edhe sidomos në ato periudha të vështira para viteve '90 ku regjimet gjithmonë përpiqen të transmetojnë një gjë që nuk ekziston, sikur ka gëzim në jetën e shqiptarëve dhe nuk ka problematika, dhe nuk ka zemërim, që është në bulevard i cili ka shpërthyer dhe tek e fundit kërkon çfarë? Kërkon që Rama të largohet, le të marrë me vete jehonën e koncertit të Kanye West apo ndonjë jehonë tjetër. Por të largohet, e vetëm të largohet, sepse dukshëm ai është sot në sytë e opinionit, krijuesi i të gjitha problemeve dhe i situatës së rëndë në të cilën ndodhet demokracia shqiptare, në të cilën ndodhet realiteti politik shqiptar dhe realiteti ekonomik shqiptar.

Arnold Kariqi: Ndërkohë, duke parë atë që po ndodh me papërgjegjshmërinë e një shteti, i cili nuk mendon faktin që ne jemi edhe në sezonin, nëse mund ta quajmë kështu, jo vetëm sezonin turistik, por edhe sezonin e zjarreve ku Shqipëria është përballur disa herë me zjarre dhe mjetet e saj janë mjete primitive, të cilat nuk i shërbejnë askujt për të bërë të mundur lokalizimin e shuarjen e tyre, ndërkohë që shteti jonë mendon për koncertin. Për ta lidhur me protestën kemi një vendim për disa deputetë, koordinatorë, bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN, deputetin Bekim Qoku, deputetët Adnan Azizi, Asim Myrtezani, të cilët janë ndalur ditën e djeshme në kufi, për shkak se njëri prej tyre kishte probleme, por më pas deputetët kanë bërë të ditur se të gjithëve u është ndaluar hyrja, sepse raportohet që ata mund të kenë nxitur ose mund të kenë marrë pjesë në protesta. Si ka mundësi Boçi që një shtet i trajton si të jenë terrorista disa që edhe mund të mbështesin protestën, çfarë të keqe ka?

Luçiano Boçi: Jemi në një skandal jo thjesht diplomatik  se kur marrëdhëniet janë shtetërore skandalet janë diplomatike. Ky është skandal kombëtar, sepse ata janë shqiptarë, janë sigurisht në atë mbulimin diplomatik sepse janë deputetë dhe nuk mund të ndalohen dhe të mbahen në mënyrë absurde siç u mbajtën nga autoritetet shqiptare, me justifikime absurde. Ndërkohë që atyre thjesht iu komunikohet ndonjë problem që ata mund ta kenë, dhe vetë qeveria shqiptare duhet të kishte dalë, institucionet e saj, me një sqarim të plotë të ngjarjes që ka ndodhur. Kjo nuk është bërë. Qëllimisht, dhe ndalimi i tyre nuk është fare i rastësishëm. Nuk ka të bëjë fare me ato çfarë hedhin nëpër studio kasnecët e qeverisë.

Ndalimi i tyre është bërë për të krijuar këtë ngjarjen, për të dëshmuar arbitraritet, madje për të dhënë mesazhe penguese dhe për të ndalur çdo ardhje tjetër, dhe për të krijuar një ngjarje që tërheq vëmendjen. Rama gjithmonë e ka pasur këtë strategji, dhe tani ka thirrur, rithirrur atë strategjisin e tij, që për një ngjarje më të madhe krijon një ngjarje më të vogël.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan