VIDEO me dron/ ‘Lumë’ njerëzish në rrugët e Tiranës: Rama dorëhiqu!
Një protestë që ka nisur prej 12 ditësh. Qytetarët duken të vendosur për t’i shkuar në fund kësaj revolte. A...
Një protestë që ka nisur prej 12 ditësh. Qytetarët duken të vendosur për t’i shkuar në fund kësaj revolte. A...
Edhe turistë të huaj i janë bashkuar protestës së shqiptarëve kundër qeverisë që po mbahet në Tiranë. Kry...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC Mil...
Shkrimtarja e njohur shqiptare, Elvira Dones, ka reaguar në mbështetje të protestave masive që prej 12 ditësh po zhvillohen në Tir...
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka përzgjedhur pamjet mahnitëse nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në ...
Për të luftuar kostot e larta të transportit në SHBA, lojtarët e Gjermanisë kanë vendosur të mbulojnë kostot e tr...
Një përplasje e ashpër ka përfshirë seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita ka lëshuar ...
Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë s...
Elisa Spiropali duket se ka zgjedhur t’i japë një përgjigje të tërthortë Taulant Ballës, pas debatit të ditëv...
Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me tritol në fshatin Balldren i Vjetër në Lezhë. Blut&eum...

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, nën moderimin e Flavio Qarrit, studiuesi Taulant Muka komentoi zhvillimet e fundit politike dhe protestat qytetare në vend, duke theksuar se ato po dëshmojnë bashkimin e shqiptarëve përtej bindjeve politike, fetare dhe sociale.
Sipas Mukës, protestat kanë sjellë së bashku qytetarë me bindje të ndryshme, të majtë e të djathtë, besimtarë të feve të ndryshme, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe individë me qëndrime të ndryshme sociale, të gjithë të bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët.
Muka vlerësoi gjithashtu vëmendjen që protestat kanë marrë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit kanë sjellë një ekspozim të madh të situatës në Shqipëri. Ai iu referua edhe përplasjes së kryeministrit me gazetarët e huaj, duke argumentuar se ky episod i dha jehonë ndërkombëtare problematikave që, sipas tij, po përjetojnë qytetarët shqiptarë.
Duke folur për reagimet ndërkombëtare, studiuesi përmendi edhe qëndrimet e institucioneve europiane, të cilat, sipas tij, kanë treguar mbështetje ndaj protestave. Ai e cilësoi këtë si një zhvillim pozitiv për interesat e kombit shqiptar.
Më tej, Muka argumentoi se debati publik nuk duhet të fokusohet vetëm te individët apo liderët politikë, por te funksionimi i sistemit. Sipas tij, meritokracia dhe intelektualizmi janë dëmtuar ndër vite, ndërsa konkurrenca e ndershme është zbehur në institucione dhe parti politike.
Në radhë të parë, bota po shikon se sa të qytetëruar jemi ne shqiptarët kur jemi të bashkuar. Në atë protestë, ju e keni vënë re, keni qenë vetë në terren, ka nga të gjitha anët. I ke të majtë, i ke të djathtë, të krishterë, ortodoks, myslimanë, i ke pro familjes, i ke Sorosian, anti-Sorosian, janë të gjitha aty. Janë të gjithë aty për të bashkuar për një qëllim të përbashkët që nuk kemi... ka ardhur koha t'i lëmë dasitë dhe të ndërtojmë shtet. Ka 36 vite që luajnë dhe nuk kanë ndërtuar shtet. Më së fundmi shoqëria po reagon, po i kërkon një kryeministri: më së fundmi, të kemi dhënë kohë të mjaftueshme të veshësh pantallonat, se deri tani na ke udhëhequr me brekë, sepse e tillë është veshja zyrtare e kryeministrit kur shkon në institucionet ndërkombëtare. Dhe kjo është ajo që unë shoh. Përsa i përket mediave ndërkombëtare, si të thuash, të gjitha rrethanat janë bashkuar në mbështetje të shqiptarëve.
Jo nuk jam i fushës, por mesa duket po. Pra kemi një përplasje brenda PS-së që është në interesin tonë, kemi një përplasje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet ndërkombëtare që është po në mbështetjen tonë. Ka marrë një vizibilitet të jashtëzakonshëm. Ne patëm tragjikomedinë e kryeministrit me gazetarët ndërkombëtarë. Ishte fati jonë që sjellja anormale e një kryeministri i dha vizibilitet në gjithë botën. Pra sot nuk e kanë parë vetëm shqiptarët, e ka parë gjithë bota se me çfarë shteti kemi të bëjmë. Me një shtet që nuk dëgjon qytetarët, me një shtet që nuk do t'i kuptojë qytetarët, me një shtet që nuk do të zhvillojë potencialin e shqiptarëve.
Dhe ju patët më së fundmi dhe reagimin e Zyrës së Bashkimit Europian që ka dalë në mbështetje të protestave. Pra, të gjitha situatat dalin në favor të, le të themi, kombit shqiptar. Dhe kjo është një situatë që ne të gjithë duhet t'i gëzojmë, të gjithë duhet të bashkohemi sikurse e shohim situatën në terren. Dhe unë mendoj gjithmonë këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me çështje emrash, duhet të largohemi nga miti i emrave, qoftë te Partia Demokratike, qoftë te Partia Socialiste, qoftë edhe ata qytetarë që janë në terren, duhet të fokusohemi te sistemi. Ne kemi vrarë meritokracinë, kemi vrarë intelektualizmin, në drejtim të partive, në drejtim të institucioneve janë njerëz që përgjithësisht kanë mungesa të theksuara të formimit që i duhet për atë nivel përfaqësimi. Është vrarë, si të thuash, konkurrenca e ndershme në të gjitha institucionet.
I gjithë pushteti është i centralizuar në dy apo tre individë, qoftë në parti qoftë në shtet. Dhe ka ardhur koha që ne të luftojmë për të ndërtuar një përfaqësim dinjitoz ku çdo institucion është i pavarur. Edhe pastruesja në thonjëza është një institucion, nuk e prek askush. E kjo është e bukura e kësaj proteste.
Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë, ku ka ndërruar jetë në spital një 28-vjeçarje q&eum...
Akademikja dhe autorja shqiptare Lea Ypi, ka reaguar sërish lidhur me protestën masive që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë. ...
Përgjatë dhjetë ditëve të protestave masive në Tiranë, të cilët kërkojnë ndalimin e projektit kontrover...
Protestat masive në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama janë përcjellë live nga shumë media ndërkombëtar...
Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Ata u ulën për disa minuta në tokë te kryqëzimi i 21-Dhjetor...
Dita e 11-të e protestës/ Pasi qëndruan 3 orë para kryeministrisë duke kënduar në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama, m...
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të m...
Një protestuese ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke e ftuar të vijë në shesh. Gjatë fjalës së saj në podiumin në...
Televizioni rumun PRO TV i ka kushtuar vëmendje përplasjes verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe korrespondentes së këtij televizioni, gjat...
Analisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër projektit në Zvërnec ...