Shqiptari nga Kosova i bashkohet protestës në Tiranë: Kur nuk është Shqipëria mirë, nuk jam as unë!

Protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Rama i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj qytetarëve që kërkojnë ndryshime politike në vend.
Një qytetar nga Kosova, para nisjes së tubimit, tha se kishte ardhur në Tiranë për të solidarizuar me protestuesit dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike shqiptare.
“Kam ardhur sepse kur Shqipëria nuk është mirë, nuk jam mirë as unë. Jam këtu për të mbështetur vëllezërit dhe motrat e mia dhe për të kërkuar largimin e atyre që, sipas meje, e kanë dëmtuar vendin për vite me radhë”, u shpreh ai.
Protestuesi kritikoi ashpër drejtuesit politikë, duke i akuzuar për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa kërkoi që drejtësia të veprojë ndaj të gjithë zyrtarëve pa dallim politik.
Sipas tij, shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri ndajnë të njëjtat shqetësime për të ardhmen e vendit dhe duhet të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të njëri-tjetrit.
Lexo edhe
POLITIKE
Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

“PS të mbledhë mendjen”/Mesazhi i fortë i Spiropalit në kulmin e protestave: Duhet të vetëpastrohet

Diaspora shqiptare proteston kundër Ramës edhe në Vjenë, aktivistja: Mbështesim kërkesat e protestuesve

22 ditë protestë/ Aktivistja: Nuk ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje!

Televizioni publik austriak ORF: Protestat e rrëzuan imazhin që Rama kishte në Perëndim

Në orën 19:00 do të mbahet protesta e 22-të në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive e Diasporës! Kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës...

Protestat, Malaj: Kur rinia dhe diaspora bashkohen, produkti është rënia e pashmangshme e regjimit

NYTimes: Shqiptarët në revoltë kundër kastës politike, jo kundër Trump





