“Shtatori nis me mosbindje civile”/ Protestuesit përballë gardhit policor: Dorëheqje! Ju erdhi fundi! FNSH zbarkon te Kryeministria

Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur me tensione përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përballur me një gardh policor të vendosur nga efektivët për të mbajtur të rrethuar godinën.
Pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për përshkallëzimin e protestës dhe kalimin drejt mosbindjes civile, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përballë efektivëve të policisë dhe gardhit metalik, protestuesit kanë nisur thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të mjaftohen më vetëm me tubimin në bulevard dhe se gjatë muajit shtator protesta pritet të marrë një tjetër formë, përmes veprimeve të mosbindjes civile.
Lexo edhe
POLITIKE
Bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë, protestuesit sfidë Ramës: Dil në bulevard! Policia gardh para godinës

Ndryshon skenari i revoltës! Rama në zyrë, protestuesit bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë

94 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

Ngërçi në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Ristanit/ Veliaj firmos nga burgu listëpagesat, shtesë fondesh për çerdhet dhe tre dorëheq...

Tabaku: Kostoja e jetesës po rëndon familjet shqiptare, qeveria nuk merr masa!

Berisha drejt Shteteve të Bashkuara, Këlliçi: Të dielën takim me komunitetin shqiptar





