Vdes njeriu i ujqërve, jetoi me vite midis tyre
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, n&...
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel ...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe staf...
Roberto Galanti, së bashku me mikun e tij Gian Pietro Tonti, u hodh menjëherë në ujë për t’i shpëtuar. “A...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj shifrave të sektorit bujqësor, duke denoncuar hendekun e thellë ndërm...
Projekti i ashtuquajtur "Shteti Bektashi" nuk ka ardhur si një nevojë e komunitetit fetar, por si një lëvizje e mirëmenduar për të krijuar një parajsë të re fiskale në zemër të Ballkanit. Kjo iniciativë e papritur e kryeministrit Edi Rama, sipas ambasadorit Agim Nesho shihet një vizion i një lideri shtetëror, por si lëvizja e radhës e një "aventurieri politik" i cili funksionon si një proxy për klientelat financiare globale.
Nesho ka dyshime nëse kryeministri Rama po vepron i vetëm në këtë skenar. Kjo pasi daljet e tij të bujshme në mediat ndërkombëtare dhe në Asamblenë e OKB-së, tregojnë shenjat e një fushate të sponsorizuar. Qëllimi i vërtetë për ambasadorin Nesho, duket të jetë krijimi i një entiteti operacional me banka dhe institucione të pavarura, i cili mund të kthehet në një "refugium peccatorum" (strehë e mëkatarëve) për oligarkinë botërore dhe personat që kërkojnë t'i shpëtojnë sistemeve të drejtësisë.
Një njeri që nuk ka të bëjë me ato cilësi që duhet të ketë një lider shteti. Ajo që është kryesorja është mosnjohja e konceptit të shtetit për të cilin ai shërben. Prandaj vende të tjera, gjithmonë në këto pozicione marrin njerëz të cilët janë sprovuar ose kanë marrë pjesë në ushtri, ose kanë mbrojtur të drejtat e kombit të tyre, ose kanë luftuar për një ideal duke sakrifikuar diçka. Ky nuk ka të bëjë. Ky është një person pa formë, është si nga ato amebat të cilat marrin formën që ju përshtatet interesave të klientelave të tij të jashtëm.
Pra, kjo është e para. Ajo që thatë ju është e vërtetë, sepse dalja dhe rishfaqja në skenë e të ashtuquajturit projektit të Ramës për një shtet Bektashi, sigurisht nuk është një projekt i tij. Sepse ky njeri i cili kërkon të konsolidojë pushtetin e tij nuk mund të futet në ato aventura pa patur një përkrahje. Dhe kjo përkrahje shfaqet e hapur si në daljen e intervistës së tij në New York Times, dihet që është diçka e sponsorizuar, si fjala e tij në Asamblenë e Përgjithshme, ku një njeri megaloman nga natyra që kërkon që të bjerë në sy, jo vetëm shfaqet theksuar atë protagonizmin politik, por nga ana tjetër ka frikë edhe mos dëmtojë një imazh të tij.
Pra, ka një farë sigurie dhe kjo mendoj që është brenda atyre projekteve të cilat Rama i pranon me shumë kënaqësi, vetëm të jetë në qendër të vëmendjes të opinionit publik ndërkombëtar. Dhe po të shikosh, kjo e ka mbajtur kaq gjatë në pushtet për arsye sepse nga cilësitë e tij, nga mungesa e vizionit e të tjera, nuk ka të bëjë me një drejtues shteti, por me një aventurier politik. Kjo është sigurisht. Edhe Rama nuk na ka habitur deri tani, por iniciativat e tij antikombëtare, si zbatimi i projekteve të përbashkëta me Vuçiçin e Serbisë në projekte ruso-sllave për t'i dhënë një identitet të ri të ashtuquajturit Ballkan, për të siguruar sipas tyre një qëndrueshmëri dhe paqe të qëndrueshme në Ballkan duke i dhënë diçka Serbisë, kjo tregon që ky person është jo vetëm i lakueshëm po dhe tepër i përdorshëm si një plastelinë vetëm t'i sigurojnë pushtetin e tij. Pra nuk është e zakontë që Rama përdor skenarë të tillë për të tërhequr vëmendjen gjithmonë kur ka një situatë të vështirë dhe kjo situatë sot ekziston në Shqipëri.
Ai është një figurë jo e diskredituar po e papranueshme për popullin shqiptar, është një figurë e diskredituar kudo në botë, por ai luan të gjitha kartat duke bërë të mundur përdorimin e atyre skenarëve ku ai mendon që akoma mund të jetë i dobishëm dhe faktori ndërkombëtar të mbylli sytë përpara asaj situate dramatike që po ndodh në Shqipëri. Pra e gjithë kjo gjë është në funksion të mbajtjes së pushtetit të tij.
Në lidhje me shtetin Bektashi, unë mendoj që është një projekt të cilin një palë kërkon që ta sponsorizojë. Këtu kam parasysh që do të jetë një skenar që ka lidhje me përpunimin e financave në të gjithë botën, sepse dihet që një shtet i tillë, qesharak dua të them unë, në mënyrën se si mund të organizohet, ka filluar që të projektohet, si thotë edhe shtypi francez, ose shtype të tjera ndërkombëtare, duke përcaktuar dhe monedhën e tij, duke patur institucione, sidomos banka. Tregojnë që ky do të jetë një shtet operacional në funksion të klientelizmit të madh botëror, të cilët përdorin skema të caktuara për të ushtruar veprimtarinë dhe fitimet e tyre financiare. Dua të them vetëm një, zoti Paruca, diçka. Që kur filloi Rama dhe dihej që projekti i tij ishte një projekt i sponsorizuar, guvernatorin e bankës e zgjodhi një nga personat e lidhur me Sorosin. Gjë që nuk u pranua sepse ishin fillimet e tij, nuk kishte konsolidimin e pushtetit politik. Dhe pikërisht këtu është dhe ajo që shtypi dhe gazetarët investigues duhet të shikojnë.
Janë fenomeni i fuqizimit të parasë shqiptare në krahasim me dollarin edhe me euron, një fenomen që nuk përkon me lëvizjet e tregut të monedhës në gjithë vendet e botës dhe kjo faktohet nga njëra anë nga pastrimi i parasë dhe ndërtimet që bëhen për këtë qëllim, por nga ana tjetër janë edhe operacionet e caktuara financiare të cilat funksionojnë vetëm nga mënyra e ndryshimit të monedhës pikërisht në këtë vend.Dhe këto qarqe ndërkombëtare të cilat shfrytëzojnë një bankë kombëtare ose një shtet klientelist të tyre, sigurisht kanë dhe përfitimet që pse jo të kenë edhe një shtet tjetër të vogël, një shtet Bektashi, i cili do të ketë institucionet e tyre, do të jetë një refugium peccatorum duke quajtur që njerëz të cilët kanë probleme me drejtësinë mund të shkojnë.
Mund të jetë një shtet i cili që nga fillesa e tij që është një skenar i parapërgatitur, jo vetëm nga autoritetet shqiptare, por edhe me përkrahës të panjohur deri tani, tregon që historikisht nuk mund të krahasohet me të ashtuquajturin shteti i Vatikanit, i cili ka një histori, ka një histori se si është krijuar, ka patur një fuqi prapale e cila ka dominuar jo vetëm nga ana morale gjithë Europën feudale e më përpara, por ka patur dhe institucionet e saj prej disa shekujsh.
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes gazetarit Arjan Konomi dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate p&eum...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e ndodhur në Pustec...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kritikuar mosekzekutimin e himnit shqiptar në një aktivitet në...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj shifrave të sektorit bujqësor, duke denoncuar hendekun e thellë ndërm...
Mediat ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit Flamingo në Shqipëri. Televizioni publik austriak ...
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Beratin, Lefter Maliqi, përmes rrjeteve sociale ka reaguar mbi disa deklarata të kryeb...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje n...
Gjatë protestave që vazhdojnë në rrugët e Tiranës dëgjohet shpesh kënga Seven Nation Army. E shkruar nga White Stripes...
Protesta e 82-të qytetare kundër qeverisë është mbyllur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pas një tubimi që nisi n&e...