POLITIKE

Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias ndërkombëtare

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 17:57
Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias

Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave të huaja.

Përgjatë 18 ditëve të protestës së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, mediat prestigjoze si CNN, Reuters, Al Jazeera apo gazetat e mëdha ndërkombëtare si “New York Times”, “Der Spiegel”, “Die Zeit” kanë pasur mbulim të vazhdueshëm.

Që prej fillimit të qershorit, dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët e kryeqytetit në një protestë maratonë që nisi fillimisht në kundërshtim me projektin e turizmit masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, por që shpejt u transformua në një lëvizje anti-qeveritare.

Përfaqësues të shoqërisë civile i thanë BIRN se protesta ka disa elementë të ndërthurur që morën vëmendje ndërkombëtare, të tilla si masiviteti dhe qëndrueshmëria, po aq sa kauza mjedisore rreth një projekti të lidhur me familjen Trump.

“Së pari, protesta ka marrë vëmendje ndërkombëtare për shkak të përfshirjes së familjes Trump në investimin në Sazan-Zvërnec. Së dyti për shkak të masivitetit, qëndrueshmërisë dhe ngritjes për një zonë të mbrojtur’, thotë Rigels Xhemollari, aktivist dhe drejtues ekzekutiv i organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Sipas tij, një tjetër element faktorizues është edhe pozicioni aktual i Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Kjo edhe për shkak të raportit që ka Shqipëria në këto momente me procesin e integrimit, ku të gjitha sytë janë drejt vendit për të parë luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave,” shtoi drejtuesi i Qëndresës Qytetare.

Edhe Jonida Sela, studiuese dhe pedagoge, e sheh vëmendjen e mediave ndërkombëtare të lidhur me interesat e familjes Trump. Por ajo theksoi gjithashtu se masiviteti, kreativiteti dhe natyra paqësore e protestës shtuan interesin e gjigandëve botërorë të informacionit.

“Në rajonin e Evropës Juglindore janë zhvilluar protesta masive, por në Shqipëri nuk ndodhte një gjë e tillë që prej vitit 2018, e cila sigurisht nuk kishte këtë ndjeshmëri dhe masivitet,” tha Sela për BIRN.

Sipas saj, ajo që ka spikatur së tepërmi kanë qenë veçanërisht kreativiteti që vjen prej gjeneratës Z dhe krijimi i pankartave nga Inteligjenca Artificiale, të cilat u pasqyruan edhe në rrjetet sociale.

“Rrjetet sociale ishin një shtysë kur shoqëria mundi të shohë si në pasqyrë reagimin e politikës, medias dhe qëndrimet e influencerave,” shtoi më tej Sela.

Një tjetër element është edhe fryma paqësore e protestës që ka i dhënë asaj një popullaritet të gjerë jo vetëm tek vendasit, por edhe tek ndërkombëtarët.

“Ajo që është vënë re gjatë këtyre ditëve protestash është fryma paqësore që mbizotëron”, i tha BIRN Jonida Sela, duke shtuar se gjatë këtyre ditëve protestuesit kanë artikuluar në qetësi të plotë kërkesat kryesore për  anulimin e projektit dhe dorëheqjen e Ramës.

Sipas Selës dhe Xhemollarit, mbulimi dhe pasqyrimi i protestës nga mediat ndërkombëtare kanë ndihmuar në suksesin e shtuar të protestës.

Xhemollari i tha BIRN se në fakt pasqyrimi i protestës nga mediat e huaja ka ndikuar në ndërgjegjësimin e aktorëve të interesuar, si edhe ka shërbyer si një lloj presioni ndaj mediave vendase për t’i kushtuar asaj më shumë rëndësi.

“Ekspozimi në mediat ndërkombëtare ka ndikuar në suksesin e kësaj proteste, pasi ka detyruar mediat vendase ta transmetojnë pas ditës së 3-të protestën, pas një bllokimi total,” kujton Xhemollari.

“Së dyti, mediat e huaja kanë ndërgjegjësuar aktorë të interesuar ndërkombëtarë si Komisioni Europian për të ngritur shqetësime mbi zonën e Vjosë-Nartës, si edhe ka zgjuar ndërgjegjen e shumë shqiptarëve nëpër botë, të cilët kanë organizuar me qindra protesta paralele në shtetet e tyre”, shtoi ai.

Sipas Jonida Selës, vëmendja ndërkombëtare ka vënë nën presion qeverinë, e cila nuk vazhdon dot me lojën e saj propagandistike, sikur Shqipëria është vendi më i lumtur në botë.

“Media po rikrijon imazhin e Shqipërisë së vërtetë, me të rinj energjikë dhe vizionarë, me intelektualë të angazhuar dhe popull që kërkon të zbatohen të drejtat e tyre themelore dhe ligji,” përfundoi studiuesja Sela./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan