Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

Si Ermal Beqiraj krijoi monopolin e tenderave tek AKSHI e institucione të tjera publike! Së fundmi fitoi tenderin e Universitetit të Tiranës

P
Piranjat28 July 2026, 23:21 · 4 min lexim
Si Ermal Beqiraj krijoi monopolin e tenderave tek AKSHI e institucione të

Ndalimi i biznesmenit Ermal Beqirajt mund të konsiderohet si një nga arrestimet aksidentale nga policia franceze, e cila fillimisht e shoqëroi si person që mund të kishte lidhje me spiunazhin, pasi fluturoi me avionin e tij privat mbi një central bërthamor në Francë. Por, pas verifikimeve të thelluara, policia franceze kuptoi se kishte të bënte me një biznesmen nga Shqipëria që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia dhe qëndronte prej disa kohësh në Francë, shtet në të cilin ka investuar në disa prona, makina, avionë, kompani dhe një vilë luksoze.

Pas kësaj, emri i tij u kanalizua në disa figura politike dhe më tej në shumë tendera publikë tek AKSHI dhe institucione të tjera shtetërore, duke krijuar thuajse një monopol, si edhe me ndërtimin e shoqatës së kompanive elektronike në Shqipëri. I lidhur ngushtësisht me politikën, ai u ngrit në lartësitë e fitimit të tenderave, deri në shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në vitin 2025. Por, teksa qëndronte në rehati në Francë, kompania e Ermal Beqirit “Soft & Solution” vijonte të fitonte tendera në administratën publike.

Bëhet fjalë për kompanitë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të cilat, edhe pse janë në sekuestro teksa hetimet për AKSHI-n vijojnë, rezultojnë se kanë përfituar një tender. Rasti i fundit lidhet me Universitetin e Tiranës, i cili ka shpallur fitues “Soft & Solution” dhe “Horizon” në një procedurë prokurimi me vlerë mbi 50 mijë euro për “Mirëmbajtjen e Sistemit Informativ të Institucionit”. Tenderi u shpall në maj të këtij viti nga administratori i Universitetit, Skerdi Dafa, nën drejtimin e rektorit Artan Hoxha, ndërsa biznesmeni Ermal Beqiri vijon të jetë në arrati dhe në kërkim nga SPAK.

Mësohet se në tenderin në fjalë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë. 

Por njëri prej tyre rezulton të jetë skualifikuar menjëherë, pasi nuk ka paraqitur asnjë ofertë, duke lënë të vetëm në garë bashkimin e operatorëve në pronësi të Ermal Beqirit, të cilët u shpallën edhe fitues. Shoqëritë “Soft & Solution” dhe “Horizon” gjenden nën sekuestro prej muajit prill 2026, me urdhër të Gjykatës së Posaçme, në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Ato menaxhohen nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara, megjithëse pronari përfitues vijon të jetë Ermal Beqiri. Beqiri është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, nën dyshimet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, heqje të paligjshme të lirisë, konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës dhe shkelje të pabarazisë në tendera. Ndërsa hetimet lidhen edhe me procedura tenderimi në institucione të rëndësishme publike. Ndaj Beqirit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, e cila vijon të jetë e paekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Ish-drejtoresha Karçanaj fillimisht u vendos në “arrest shtëpie”, ndërsa më pas u la në detyrim për paraqitje nga Gjykata e Lartë./eltonqyno 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.