POLITIKE

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Korrik 2026, 21:36
Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Ligji për zonat e mbrojtura, të cilin kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur për më shumë se dy vjet si një instrument që balancon natyrën me zhvillimin ekonomik, do të rishikohet për t’u përshtatur me standardet e Bashkimit Europian.

Deklarata u bë më 14 korrik në Bruksel, gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në një moment kur kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 ishte përfshirë tashmë në 5 kërkesat e formalizuara të protestës së nisur më 31 maj.

Komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord, përpara nisjes së protestave, që gjatë vitit 2026 të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura dhe do të shfuqizohej ligji për investime strategjike

Sipas saj, ndryshimet janë të nevojshme për mbylljen e negociatave për Kapitullin 27, që përfshin mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Rama ndërhyri për të bërë një dallim mes shfuqizimit të ligjit për investimet strategjike dhe rishikimit të ligjit për zonat e mbrojtura.

Për ligjin e dytë, ai këmbënguli se nuk kishte “asgjë për të shfuqizuar”, duke e cilësuar atë si një nga ligjet më të mira të qeverisë. Megjithatë, kryeministri pranoi se brenda tij do të ndryshohet gjithçka që nuk është në përputhje me standardet europiane dhe se ligji do të përshtatet derisa të arrijë përputhjen “100%” me këto standarde.

Ky formulim bie në kontrast me deklaratat që Rama dhe ministrja e atëhershme e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bënin në momentin kur ndryshimet ligjore u propozuan dhe u miratuan.

“Nuk pranojmë leksione morale”

Qëndrimi mbrojtës i Ramës ndaj ndryshimeve në ligj u shfaq që në dhjetor 2023, kur nisma ende po diskutohej.

Në dhjetor 2023, gjatë një aktiviteti për Parkun Kombëtar të Vjosës, Rama argumentoi se rishikimi i kuadrit ligjor ishte nxitur nga kërkesat e bashkive dhe nga presioni për zhvillim ekonomik.

Sipas tij, mes konservimit të natyrës dhe zhvillimit duhej gjetur një “ekuilibër harmonik”.

Kryeministri përdori gjithashtu argumentin se Shqipërisë i nevojitej turizmi i luksit, pasi investime të tilla do të sillnin të ardhura më të larta edhe për qytetarët e zakonshëm.

Përballë kritikave të ekspertëve të mjedisit, Rama deklaroi se qeveria nuk pranonte “leksione morale” për mënyrën se si duhej të sillej me natyrën.

Ky qëndrim u përsërit edhe në mars 2024, pak javë pas miratimit të ndryshimeve.

Rama deklaroi se, duke parë çfarë kishte bërë qeveria në 10 vjet për natyrën dhe trashëgiminë kulturore, askush nuk mund t’i jepte asaj leksione. Ai e paraqiti turizmin cilësor si mënyrën për të rritur të ardhurat pa u mbështetur vetëm te shtimi i numrit të turistëve dhe argumentoi se suksesi qëndronte te balanca mes mbrojtjes dhe zhvillimit.

Ligji “100% në një mendje me BE-në”

Ndryshimet u miratuan në Kuvend më 22 shkurt 2024 përmes ligjit nr. 21/2024. Pas reagimit të Delegacionit të Bashkimit Europian, i cili njoftoi se do të ndiqte me vëmendje zbatimin e dispozitave të reja, Rama tha se qeveria ishte “100% në një mendje me Bashkimin Europian”.

Sipas tij, ndryshimet forconin rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe do ta ndihmonin Shqipërinë të bëhej një destinacion turistik i nivelit të lartë, duke mbrojtur njëkohësisht biodiversitetin.

Edhe ministrja Mirela Kumbaro e mbrojti ligjin. Ajo deklaroi se ndryshimet nuk cenonin mjedisin dhe nuk shkelnin direktivat e BE-së. Sipas saj, ekzistonin “vija të kuqe” që nuk do të prekeshin, ndërsa ndërhyrjet e lejuara do të ishin ekologjike, miqësore me mjedisin dhe të kontrolluara përmes rregullave strikte.

Qëndrimi zyrtar i vitit 2024 ishte, në thelb, se ndryshimet nuk e dobësonin mbrojtjen e territorit dhe se ishin në përputhje me detyrimet europiane.

Protesta që nisi më 31 maj 2026 e vendosi ligjin sërish në qendër të debatit publik. Krahas kundërshtimit të projektit turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, një nga kërkesat e para ishte shfuqizimi i ndryshimeve të miratuara në vitin 2024.

Në reagimin e tij të parë pas protestës, Rama nuk dha shenja se qeveria do të tërhiqej nga ligji.

Më 1 qershor ai deklaroi se qeveria nuk kishte hequr asnjë territor nga zonat e mbrojtura dhe se kategoritë e mbrojtjes ishin përshtatur me standardet më të larta ndërkombëtare. Sipas tij, Pishë Poro ishte një peizazh i mbrojtur i kategorisë së pestë, ku mbrojtja e natyrës nuk përjashtonte zhvillimin.

Qëndrimi u bë edhe më i prerë më 9 qershor, gjatë një takimi me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e BE-së. Rama tha se askush nuk mund t’i jepte qeverisë leksione për mjedisin dhe e cilësoi si “gënjeshtër” pretendimin se ligji ishte ndryshuar për t’i hapur rrugë projektit të lidhur me Jared Kushner.

Sipas tij, ndryshimet e vitit 2024 ishin bërë për të përcaktuar qartë aktivitetet e lejuara në kategoritë e ndryshme të zonave të mbrojtura. Kryeministri këmbënguli se peizazhi i mbrojtur është, edhe sipas standardeve europiane, një hapësirë ku mund të ketë ndërtime. Ai tha se synimi ishte që projekti të bëhej një provë se natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.

Rama nuk e paraqiti ligjin si një akt që kishte nevojë për korrigjime për t’u përshtatur me BE-në. Përkundrazi, ai argumentoi se ndryshimet dhe klasifikimi i zonës mbështeteshin në standardet europiane, ndërsa pretendimin se ligji ishte ndryshuar posaçërisht për projektin e quajti ‘gënjeshtër’.

Një ndryshim i parë në gjuhën e përdorur u shfaq më 18 qershor, pas miratimit të një rezolute nga Parlamenti Europian.

Rama kundërshtoi pretendimin se rezoluta ishte fitorja e parë e protestës. Ai tha se protestuesit e kishin pasur “fitoren në xhep” përpara nisjes së tubimeve, pasi mbrojtja e mjedisit ishte një prioritet i qeverisë.

Megjithatë, në të njëjtën deklaratë ai pranoi se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura ishin pjesë e agjendës së negociatave me BE-në dhe se në procesin analitik me Komisionin do të identifikohej çdo pikë që nuk përputhej me kriteret dhe standardet europiane.

Deklarata e 14 korrikut e çoi më tej këtë pranim. Rama tha publikisht se ligji do të përshtatej derisa të arrinte përputhjen e plotë me standardet europiane.

“Për ligjin e Zonave të Mbrojtura, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që e ka kërkuar këtë, por në fakt këtë ligj do ta rishikojmë mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe do të ndryshojmë brenda këtij ligji gjithçka që nuk është në përputhje me standardet europiane…”, tha Rama

Rama vijon ta mbrojë ligjin si një nga më të mirët e qeverisë dhe kundërshton termin “shfuqizim”. Por pranimi se brenda tij ekzistojnë dispozita që mund të mos jenë në përputhje me standardet e BE-së përbën një zhvendosje nga mbrojtja pa rezerva që ai bëri në vitin 2024 dhe në ditët e para të protestës.

Ndryshe është rasti i ligjit për investimet strategjike. Që në shkurt 2026, përpara nisjes së protestës, ishte njoftuar se afati i ligjit aktual do të përfundonte më 31 dhjetor 2026, dhe se qeveria po përgatiste një kuadër të ri ligjor. /Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan