Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
POLITIKE

“Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë”/ Koçeku kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë

P
Piranjat17 August 2026, 11:23 · 3 min lexim
“Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë”/

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja” ka reaguar pas zjarrit të rënë në orët e para të mëngjesit të së dielës në një prej hoteleve të njohura në Vlorë, ku mbetën të lënduar disa pushues shqiptarë, mes tyre edhe qytetarë nga Kosova.

Koçeku bëri të ditur se ka vizituar në Tiranë disa prej të lënduarve, ndërsa u shpreh e shqetësuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Në orët e para të mëngjesit, mori flakë një nga hotelet e njohura në Vlorë, ku mbetën të lënduar disa pushues shqiptarë, mes tyre edhe qytetarë nga Kosova. I vizituam sot në Tiranë, së bashku me Adriatik Kurtin, të shqetësuar për gjendjen e tyre. Disa prej tyre po marrin trajtim të specializuar, ndërsa dy të rinj ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion. Uroj me gjithë zemër shërimin e tyre sa më të shpejtë!”, shkruan Koceku.

Deputetja ngre pikëpyetje mbi standardet e sigurisë në strukturat akomoduese, veçanërisht në hotele të kategorizuara me pesë yje.

“Si mundet të udhëtojë qytetari për pushime dhe të përfundojë duke rrezikuar jetën, sepse hoteli ku pushon nuk plotëson kushtet minimale të sigurisë? Aq më tepër kur bëhet fjalë për një hotel të certifikuar me 5 yje”, shprehet ajo.

Sipas dëshmive të të lënduarve dhe familjarëve të tyre, Koçeku thotë se dyshohet se nuk kanë funksionuar siç duhet sistemet e alarmit dhe emergjencës ndaj zjarrit, ndërsa ngre shqetësime edhe për rrugët e evakuimit.

“Dy vajzat u hodhën nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve”, thekson deputetja.

Në përfundim, Koçeku kërkon një hetim të thelluar dhe transparencë të plotë për shkaqet dhe mënyrën e menaxhimit të situatës.

“Duhet hetim i thelluar dhe transparencë mbi këtë ngjarje alarmante. Siguria e pushuesve nuk mund të jetë në dorë të rastit, të njohjeve apo të interesave, por duhet të garantohet përmes zbatimit të ligjeve dhe standardeve të mirëfillta të sigurisë”, përfundon ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.