Tensionet në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Po kërkoj marrëveshje politike për një President! LVV e ka tërhequr kandidaturën
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për mediat pas tensioneve që ndo...
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për mediat pas tensioneve që ndo...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, duke e cilësuar atë si një...
Vullkani Etna, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke lëshuar n&eum...
Kreu demokrat u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bisedë në rrjetet sociale. G. N. Grimci: P&eum...
Zbulimet po grumbullohen rreth Gianni Infantinos. I dobësuar tashmë ditët e fundit nga humbja e mbështetjes së konsiderueshme të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeveri...
Elon Musk ka refuzuar të lejojë Ukrainën të përdorë shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink për të ...
Ka rinisur punimet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ka startuar më 6 gusht. Seanca po drejtohet nga kryesuesi Avni Dehari, nd&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belind...
Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier në dhomën e aj...

“Revolucioni i flamingove” vazhdon në Shqipëri për të protestuar kundër një projekti të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit. Një tjetër protestë është parashikuar në Tiranë këtë të shtunë, më 8 gusht. Sipas historianit shqiptar Fatos Lubonjës, popullsia po shpreh kundërshtimin ndaj regjimit kleptokratik që është në pushtet.
Nga Martin Eteve, LA CROIX
Që prej fundit të majit, Shqipëria po përjeton një valë të gjerë protestash kundër një projekti turistik luksoz të mbështetur nga Jared Kushner, në lagunën e mbrojtur të Nartës, në jugperëndim të vendit. Përtej vetë projektit, protestuesit tashmë po kundërshtojnë edhe sistemin politik të mishëruar nga kryeministri Edi Rama, në pushtet që prej vitit 2013.
Si duhet lexuar “Revolucioni i flamingove”, që prej dy muajsh po trondit pushtetin shqiptar?
Ajo që i shkaktoi të gjitha këto protesta ishte një video ku shfaqej një protestues duke u dhunuar në Nartë, pikërisht përballë ishullit të Sazanit, ku është parashikuar projekti i Kushnerit. Në video shihet se ai tërhiqet zvarrë në tokë jo nga policia shqiptare, por nga një grup sigurie private, ndërsa policia zyrtare qëndronte në heshtje dhe nuk ndërhynte. Ky simbol, i një shteti bashkëpunëtor me organizata jo transparente, është shumë domethënës.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një mobilizim ekologjik. Është një lëvizje që kundërshton një sistem të vendosur në Shqipëri prej 35 vitesh, që nga rënia e komunizmit.
Para vitit 1992, Shqipëria ishte vendi më radikal komunist. Nga pikëpamja ekonomike, ishte një vend tërësisht i kolektivizuar. Por bëhej fjalë për një kolektivizim të imponuar, pa socializëm.
Pas rënies së komunizmit, regjimi që u ndërtua ishte ai i glorifikimit të individualizmit. Shoqëria nuk ekziston, ekzistojnë vetëm individët. Shqipëria erdhi të mishërojë neoliberalizmin në formën e tij më ekstreme. Një neoliberalizëm në të cilin më të fuqishmit nuk vijnë nga meritokracia, por janë njerëz të afërt me pushtetin dhe pjesëtarë të krimit të organizuar.
Që nga vitet ’90, pushteti është sofistikuar disi, ka gjetur metoda më të holla për shfrytëzimin e të tjerëve dhe për mashtrimin, por pa treguar konsideratë për çështjen sociale.
Cilat janë shtyllat mbi të cilat mbështetet pushteti i Edi Ramës?
Edi Rama ka arritur atë që paraardhësit e tij nuk mundën ta bënin: të bashkojë oligarkët rreth vetes. Këta kontrollojnë shumicën e mediave, në një sistem që i ngjan në njëfarë mënyre atij të Putinit.
Nga ana tjetër, ai e ka integruar krimin e organizuar në sistemin e tij. Ka lejuar pastrimin e parave të këtij sektori përmes ndërtimit të pasurive të paluajtshme në bregdet, i cili, sipas tij, është tërësisht nën kontrollin e bandave kriminale. Pikërisht ky sistem është vënë drejtpërdrejt në pikëpyetje nga çështja e Kushnerit.
Por Rama e merr legjitimitetin e tij edhe nga partneritetet me atë që unë e quaj “perandoria perëndimore”, Shtetet e Bashkuara dhe Europa.
Kjo nuk është diçka e re: fati i Shqipërisë është përcaktuar historikisht nga vartësia ndaj perandorive. Ishte Perandoria Osmane deri në shekullin XIX, Italia në pjesën e parë të shekullit XX, dhe më pas Bashkimi Sovjetik e Kina gjatë periudhës komuniste.
Rama është ai që ka ditur të përfitojë më shumë nga marrëdhëniet e tij me liderët perëndimorë. Duke u shfaqur përkrah Macronit, Hollandës apo Melonit, ai ka fituar një kapital të madh politik.
Kjo sot materializohet në hapjen e vendit ndaj investimeve perëndimore dhe në praninë ushtarake. Në këmbim, duhej të ndërtohej një shtet i së drejtës.
Në letër, jemi në rregull. Kemi një lloj pluralizmi politik, kemi media, kemi pak a shumë një treg të lirë dhe një shoqëri civile deri diku funksionale. Por realiteti është ndryshe.
Si shpjegohet mbështetja e ripërtërirë e Perëndimit për Edi Ramën, pavarësisht këtyre mangësive?
Perëndimi nuk ka pasur si objektiv ndërtimin e një shteti të së drejtës në Shqipëri. Ai e ka dashur Shqipërinë si një shtet vartës, për arsyet e veta gjeopolitike.
Dhe Rama e ka kuptuar shumë mirë këtë. Ai është ofruar për të pritur kampet e emigrantëve të kërkuara nga Italia, ka inauguruar një bazë të NATO-s dhe ka pritur kundërshtarë iranianë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.
Bashkimi Europian toleron gjëra që nuk do t’i toleronte diku tjetër.
Ajo që ka bërë Rama në Shqipëri është deri diku e ngjashme me atë që ka bërë Orbáni në Hungari, nëse lëmë mënjanë qëndrimet kundër emigracionit.
Dhe ndërsa presidenti hungarez është sanksionuar disa herë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është vënë në pikëpyetje.
Sistemi Rama është pasqyrim i një tendence që po shohim të shfaqet edhe në Perëndim: personalizimi i politikës, mënyra menaxheriale e qeverisjes dhe vënia në pikëpyetje e demokracisë.
Situata në Shqipëri është rezultat i sëmundjes së modelit perëndimor, e cila prek një vend me një sistem imunitar demokratik shumë të cenueshëm.
Në nëntor të këtij viti mbushen plot 7 vite nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019. Përsëri, programi i Rindërtim...
Propozimi i mazhorancës për reformën territoriale vijon të shkaktojë protesta në bashkitë që do të zhbëhen, ...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen në protestën e 69-të kundër qeverisë ishte edhe një mesazh me tone ironik...
Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë mbledhur për të...
Në Mynih zhvillohet një protestë e shqiptarëve. Një qytetar në një lidhje të drejtpërdrejtë, u shpreh se revol...
Protesta e banorëve të Rrogozhinës kundër shkrirjes së bashkisë është shoqëruar me revoltën e qytetarëve ...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë, ashtu sikur edhe në protestat e tjera qytetarët kanë përcjellë mesazhet ...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...