Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“S’jemi vetëm për flamingot, por edhe për hallet e shqiptarëve”- Flamuri amerikan i bashkohet protestës: Qëllimi rrëzimi i këtij sistemi

P
Piranjat 9 June 2026, 19:15 · 3 min lexim
“S’jemi vetëm për flamingot, por edhe për hallet e

Protesta masive qytetare mblodhi edhe sot mijëra shqiptarë në Tiranë në orën 18:00, ku fillimisht nisi në Sheshin Skënderbej.

Qytetarët e shumtë në kor hodhën parulla e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe burgosjen e tij dhe të kreut të opozitës Sali Berisha. Organizatorët bënë thirrje edhe për kujdes nga provokuesit gjatë protestës.

Para se të marshohej drejt Kryeministrisë, organizatori i saj mbajti edhe një fjalim ku u bëri thirrje qytetarëve të rrinin të bashkuar dhe larg të infiltruarve të partive politike.

Ai tha se këtu janë mbledhur për hallet e shqiptarëve dhe jo vetëm për flamingot. Teksa kërkoi "rrëzimin e këtij sistemi të kalbur politik", vijoi me qeverinë teknike dhe dorëheqjen, duke lënë të kuptohej edhe ngritja e një "partie të vërtetë opozitare të re".

“Protesta nuk është vetëm për flamengot, por edhe për 1001 hallet që ka populli shqiptar. Ndaj sot bashkohet në protestë edhe flamuri amerikan. Rrini të bashkuar, sepse politikanët i ka kapur paniku. Edhe opozita është e shitur dhe po tenton të kapë protestën. Shqipëria nuk është e shitur. Opozita ka humbur shansin e fundit historik për t’u pastruar nga pengmarrja”, tha ai.

“S’jemi vetëm për flamingot, por edhe për hallet e

Dhe shtoi se: “Sa më shumë flamuj amerikanë që ta marrë vesh bota, se kjo protestë shkon përtej flamengove, është për të gjitha hallet që ka populli shqiptar. Të gjithë ju duhet të ruani qetësinë, sepse politiqenërit i ka kapur paniku. Edhe opozita, krerët e opozitës po përdorin njerëz për shantazhe, për turp”, tha ai.

Më tej vijoi duke i bërë thirrje edhe administratës publike që të bashkohej, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike.

“Këtu jemi për një opozitë të re, për një parti të re. Ne duhet të luftojmë edhe për punonjësit e sektorit publik që i kanë marrë peng, të vijnë të na bashkohen. Qëllimi madhor është rrëzimi i sistemit njëherë e mirë, dorëheqje dhe qeveri teknike”, tha organizatori.

Thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, kanë jehuar edhe sot nga sheshi në qendër të Tiranës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.