Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

‘S’ka normalitet për situatën ku ndodhemi’, Këlliçi: Të gjithë e kanë pranuar skandalin e Roni Yeffet, Rama jo!

P
Piranjat21 September 2026, 21:51 · 3 min lexim
‘S’ka normalitet për situatën ku ndodhemi’,

Për nënkryetarin e PD, Belind Këlliçi, në situatën ku ndodhet Shqipëria sot nuk duhet dhe nuk do të ketë normalitet.

Konstatimin e bëri nga studio e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ku tha se në krye të qeverisë kemi një njeri me çekulibrime të forta mendore, që në 27 vite politikë i ka çmendur të gjithë.

Sipas Këlliçit, Rama nuk rrëzohet me debate, duke paralajmëruar se beteja kundër tij do të bëhet kudom nga Parlamenti, media dhe sheshet.

Teksa iu referua skandaleve që kanë mbërthyer vendin, sidomon skandali Kayo dhe audio-përgjimet, Këlliçi u shpreh se të gjithë i kanë pranuar, vetëm Rama nuk i pranon për shkak të përfshirjes në to.

Me ironi, Këlliçi ngriti dyshimet se si ende qëndron në këmbë Gjykata Kushtetuese për shkak të Edi Ramës, i cili vetë nuk i zbaton vendimet detyruese të saj.

"I ka thënë se do të të zhduk. Kemi të bëjmë me një njeri me çekulibrime të forta, me 27 vite në politike që ka çmendur të gjithë dynjanjë. Nuk rrëzohet me debate, kemi shfrytëzuar çdo hapësirë. Mos të kishte qënë parlamenti, shqiptarët s’do kishin marrë vesh kërkesat e opozitës për komisione hetimore për një nga skandalet më të rënda, si Kayo.

S’duhet të ketë ansjë normalitet për sitiuatën ku e ka vendosur Rama. Beteja do bëhet kudo, në shesh, parlament, media. Po të mos ishin audiopërgjimet, ishte një person i ngjahsëm që goditi Berishën dy vite më parë i paguar nga Rama. U bë e disata herë që Rama kërcënon Ahmetajn e fëmijët e tij.

Në parlament kemi ngritiur zërin për një përgjim skandaloz dhe u rrëzua kërkesa për komisionin hetimor. S’e di pse Rama s’e ka mbyllur ende Gjykatën Kushtetuese, sepse s’i zbaton vendimet e GJK.

Rama është i zhytur vetë në aferën e Roni Yeffet, kompania e ka pranuar audio-përgjimin, të gjithë kanë reaguar vetëm Rama jo. S’ka koment për një biznesmen, me material autentik që e ka pajtuar qeveria e Ramës për punë të pista, si ajo e trafikut të armëve. S’reagon as kukulla e Yeffet në Ministrinë e Mbrojtjes. U bë 6 muaj që kërkojmë përgjigje nga ministri Nufi", tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.