POLITIKE

Skandali Balluku/ Mediat ndërkombëtare jehonë seancës parlamentare

Piranjat Përditësimi i fundit 18 December 2025, 20:18
Skandali Balluku/ Mediat ndërkombëtare jehonë seancës

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama, lëvdohet se do ta fusë Shqipërinë në BE brenda vitit 2030, skandalet e qeverisë së tij, këtë herë i kanë kapërcyer kufijtë.

Në takimet e zhvilluara me liderët europianë, Rama gjithmonë është munduar ti fshehë korrupsionet që kanë përfshirë zyrtarët e tij më të besuar, por skandali i Belinda Ballukut nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga mediat e huaja.

Mediat prestigjoze si La Repubblica, Reuters dhe Fox News kanë raportuar, tensionet e zhvilluara gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa thesojnë se parlamenti shqiptar ndodhet në një moment kritik, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e të besuarës së Edi Ramës, Belinda Ballukut.

Fox News vë theksin se korrupsioni në qeverinë e Ramës ka tërhequr vëmendjen kombëtare, ndërsa thekson se qeveria duket e vendosur të mbrojë Ballukun në vend që të lejojë drejtësinë të veprojë në mënyrë të pavarur, duke e përshkruar situatën si “kapje të shtetit”.

Shkrimi i Fox News:

Ligjvënësit e opozitës u përplasën me policinë brenda Kuvendit të Shqipërisë të enjten, pas javësh tensionesh në rritje lidhur me akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, raportoi Reuters.

Deputetët e Partisë Demokratike të opozitës ndezën flakadanë të zinj, hodhën ujë drejt kryetares së Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, në përpjekje për të bllokuar seancën, teksa Avokati i ri i Popullit po përgatitej të bënte betimin. Policia ndërhyri duke i larguar deputetët nga foltorja dhe duke mundësuar vijimin e procedurës së konfirmimit.

Trazirat vijnë në një kohë kur Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që ajo të arrestohet për akuza korrupsioni. Parlamenti pritet të votojë për këtë kërkesë të premten.

Deputetët e opozitës kërkuan të njihen me akuzat zyrtare të depozituara në Kuvend, pasi prokurorët ndërmorën hapat për heqjen e imunitetit të Ballukut. Sipas SPAK, ajo dyshohet se ka marrë pjesë në praktika korruptive me qëllim favorizimin e kompanive të përfshira në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe Unazën e Madhe të kryeqytetit, Tiranë. Vlera e këtyre projekteve arrin në qindra miliona euro.

Balluku, e cila mban edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet aleatja më e afërt e kryeministrit Edi Rama. Partia Socialiste e drejtuar prej tij siguroi më herët këtë vit një mandat të katërt radhazi.

SPAK lëshoi një aktakuzë penale ndaj Ballukut më 31 tetor, duke pretenduar se ajo ka favorizuar në mënyrë të parregullt një kompani në një tender për ndërtimin e një tuneli 3.7 milje (rreth 6 kilometra) në jug të Shqipërisë. Më 21 nëntor, prokurorët shtuan një tjetër akuzë, e lidhur me shkelje të dyshuara në një projekt ndërtimi rrugor në Tiranë, në të njëjtën ditë kur një gjykatë e largoi fillimisht nga detyra.

Balluku i ka mohuar akuzat. Duke iu drejtuar Kuvendit përpara një seance gjyqësore në nëntor, ajo i cilësoi akuzat si “baltosje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”.

Kriza ka nxitur kritika nga kundërshtarët e Ramës dhe ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare. Në një intervistë për Fox News Digital, të publikuar më 13 dhjetor, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe në OKB, Agim Nesho, tha se qeveria duket e vendosur të mbrojë Ballukun në vend që të lejojë drejtësinë të veprojë në mënyrë të pavarur, duke e përshkruar situatën si “kapje të shtetit”.

Ndërkohë La Repubblica, teksa raporton për trazirat e shkaktuara në Kuvend shkruan se mazhoranca në përpjekje për tju shmangur akuzave për Ballukun e mbylli seancën plenare shpejt e shpejt.

Artikulli i “La Repubblica”

Një seancë e dominuar nga tensioni dhe kaosi në Parlamentin e Shqipërisë. Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, u përpoq të pengonte anëtarët e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama të zinin vendet e tyre pasi Prokuroria Speciale Antikorrupsion kërkoi autorizim për arrestimin e zëvendëses së qeverisë, Belinda Balluku. “Nuk mund të ketë një Parlament dhe një seancë normale parlamentare me dikë që vjedh”, deklaroi Berisha.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës akuzohet për ndërhyrje dhe kontroll të rezultatit të tenderit për ndërtimin e një tuneli përgjatë bregdetit Jon të vendit, dhe dyshohet gjithashtu për shkelje në shtatë kontrata të tjera që lidhen me unazën e Tiranës.

Opozita përdori bomba tymi në sallë. Pati edhe përleshje me personelin e sigurisë. Shishe të shumta uji u hodhën drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi, i cili e mbylli shpejt seancën.

Ndërkohë edhe Reuters i ka bërë jehonë lajmit. Media e huaj shkruan se parlamenti shqiptar është përfshirë në kaos këtë të enjte për shkak të korrupsionit që ka përfshirë qeverinë Rama, i kundërshtuar nga opozita me përplasje, tensione dhe flakadanë.

Artikulli i Reuters

Parlamenti shqiptar u përfshi nga tensione të forta të enjten, pas përplasjesh mes deputetëve të opozitës dhe gardës brenda sallës plenare, pas javësh tensionesh lidhur me akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres dhe zyrtarëve të tjerë.

Deputetët ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, në përpjekje për të bllokuar zhvillimin e seancës, përpara se të ndërhynte Garda.

“Nuk mund të ketë parlament me ata që vjedhin dhe arratisen”, deklaroi Sali Berisha, kryetar i opozitës dhe i Partisë Demokratike. “Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.”

Deputetët e opozitës kërkonin të njiheshin me akuzat zyrtare të paraqitura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Prokuroria e Posaçme, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar Kuvendit të lejojë arrestimin e Ballukut, ndërsa legjislativi, ku partia në pushtet e drejtuar nga Rama ka shumicën, pritet të votojë për këtë kërkesë të premten.

Balluku, e cila ka shërbyer edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe konsiderohet aleatja më e afërt e Ramës në kabinet, akuzohet se ka marrë pjesë në praktika korruptive për të favorizuar kompani të përfshira në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe Unazën në Tiranë.

Ajo i ka cilësuar akuzat në parlament muajin e kaluar si “baltosje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, duke deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me drejtësinë.

Përpos mediave, të larpërmendura, artikuj për korrupsionin e qeverisë Rama dhe tensionet e shkaktuara në Kuvend kanë publikuar edhe Euronews, e La Stampa.

Numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK më 31 tetor 2025, nën akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Sipas SPAK, Balluku është nën hetim për përfshirje në aferën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë si dhe 7 lote të Unazës së Madhe.

Ndërkohë dy ditë më parë SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut dhe autorizimin për arrestimin e saj. Ditën e nesërme pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK dhe mbetet për tu parë fati numrit dy të qeverisë Rama.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?