Skandali/ Berisha: Katër TV kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi atë që e cilësoi si pabarazi në kohën televizive të kushtuar mazhorancës dhe opozitës.
Sipas monitorimit të bërë nga zyra e shtypit e PD-së, Berisha tha se katër televizionet kombëtare i kanë kushtuar rreth 15 orë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste brenda një muaji, ndërsa opozitës vetëm rreth 4 orë.
Ai solli si shembull edhe një ditë të veçantë, ku PS-ja mori 32 herë më shumë kohë televizive se PD-ja.
Fjala e tij:
Cila është e vërteta?
Përsëri ne, zyra e shtypit ka monitoruar katër televizionet kombëtare, të cilët janë mamuthët, oligarkët, janë në një mënyrë apo në një tjetër censorët dhe xhelatët më kryesorë të fjalës së lirë.
Këto katër media kombëtare, televizioni shtetëror, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus i kanë kushtuar Edi Ramës dhe PS në 30 ditë të marra së bashku 15 orë, 10 minuta dhe 59 sekonda.
Pra, 15 orë kundrejt vetëm 4 orëve, 46 minutave dhe 43 sekondave apo 23.9 përqind opozitës.
Sipas ligjit universal, par condicio, i çdo vendi demokratik, këto media duhet t’u akordonin kohë të barabartë pozitës dhe opozitës.
Por Edi Rama ndër të tjera llogarit edhe lajmet që japin non-stop për protestën 71-ditore mediat, ia llogarit si kohë PD-së.
E vërteta është që ka ditë të caktuara në të cilat për PD-në, nga këto media është dhënë 1 minutë e 30 sekonda, kurse për PS-në, dhe kjo është data 26 qershor, për PS janë dhënë 48 minuta e 45 sekonda, pra një raport 32.5 me 1.
Kjo është pabarazia ekstreme që diktohet nga qeveria mbi mediat e kontrolluara prej tij.Dhe dy binjaket siameze në mashtrim në AMA i servirin Ramës dhe publikut për tregues të vërtetë, treguesin që më shumë se çdo gjë tjetër flet për sulmet e shfrenuara që bëhen çdo ditë nga puthadorët e qeverisë ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Rama i quan hapësirë për opozitën koprolalitë e Ymer Çorapes, Sokol Ballukut dhe Karlo Bolinos

Gazeta spanjolle: ‘Albanian Files’ kthehet në aktakuzë për Ramën, projektet jepeshin me një telefonatë prej tij

PD akuzon qeverinë për aferë me industrinë ushtarake: SPAK të verifikojë përdorimin e KAYO

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën, ja cilat ishin reagimet në Kosovë dhe Shqipëri

Mbyllet protesta e 71-të/ Qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen!





