EMRI/ Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar me sulme “më shkatërruese” kundër vendeve fqinje që strehojnë baza am...
Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife’ të New Jerseyt, ngjitur me...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se s...
Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në ...
Pavarësisht rezultateve të dobëta në sondazhe, Friedrich Mertz beson se koalicioni qeverisës ka “gjetur ekuilibrin”. Para...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqipëri, u detyrua të kërkonte donacione për pajisje mjekësore ne mungesë të buxhetit. Në listën e publikuar, kërkoheshin 15 respiratorë, 1 Brakiterapi, defibrilatorë, monitorë pacienti për matje invazive, 50 shiringa elektrike , 13 Barrela , 4 Shtrat Operator, 3 Aparat anestezie dhe dhjetëra pajisie të tjera jetike, pa të cilat nuk mund të garantohet trajtimi normal i pacientëve”.
Sipas Xhixhos, “është tronditës fakti që për pajisjet që u shërbejnë mijëra pacientëve, shteti nuk gjeti 3 milionë euro, që është kostoja totale e kësaj liste, por për një koncert privat gjeti menjëherë 4.2 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencave përmes një akti normative”.
Deklarata e deputetes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho
Skandali i fundit ku Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", spitali më i madh në Shqipëri, u detyrua të kërkonte donacione për pajisie mjekësore ne mungesë të buxhetit. Në listën e publikuar, kërkoheshin 15 respiratorë, 1 Brakiterapi, defibrilatorë, monitorë pacienti për matje invazive, 50 shiringa elektrike , 13 Barrela , 4 Shtrat Operator, 3 Aparat anestezie dhe dhjetëra pajisie të tjera jetike, pa të cilat nuk mund të garantohet trajtimi normal i pacientëve.
Është tronditës fakti që për pajisjet që u shërbejnë mijëra pacientëve, shteti nuk gjeti 3 milionë euro, që është kostoja totale e kësaj liste, por për një koncert privat gjeti menjëherë 4.2 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencave përmes një akti normativ.
Akti normativ është nië instrument i jashtëzakonshëm që Kushtetuta e parashikon vetëm në rrethana nevoje ose urgjence, sipas parashikimit të nenit 101 të Kushtetutës. Dhe fondi i rezervave përdoret në raste emergjencash siç mund të jenë zjarret, tërmetet, ose kur rrezikohet jeta e qytetarëve. Ndërkohë ky akt antikushtetues u përdor për të financuar një koncert privat, ndërsa pacientët presin ilaçe, pajisje dhe trajtim.
Sepse për këtë qeveri, spektakli vlen më shumë se jeta e qytetarëve.
Skandali tjeter është fakti se sot, jo vetëm që kjo listë është zhdukur nga fagja zyrtare e QSUT-së, por janë fshirë edhe kërkesa të tjera të publikuara më parë. Mungesat nuk janë plotësuar, po ju them vetem nje rast Brakiterapia pajisja jetike për luftën e grave đhe vajzave që vuajnë nga kanceri gjinekologjik ende nuk ka dhe e mbani mend premtimin absurd të Ministres që deri në fund të vitit 2026 do ta sigurojmë këtë pajisje ,mos flas zë për zë dhe për pajisjet e tjera që mungojnë. Kjo listë kërkesash në fakt vërtetojnë atë që kemi thënë prej kohësh situatën alarmante ku ndodhet sistemi shëndetsor, i cili ka buxhetin më të ulët në rajon, vetëm 2.9% PPB.
Në Shqipëri mungojnë PET Scan-i, barelat dhe medikamente jetike si lomustina, për të cilën pacientët me kancer detyrohen të paguajnë rreth 800 euro nga xhepi i tyre sepse spitalet tona nuk e kanë , mungojnë kondicionerët dhe në këto temperatura 40 gradë ku të sëmurët detyrohen të përballojnë sëmundjen e tyre në kushte çnjerëzore .
Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të ulët te shtretërve spitalorë në Europë. Sistemi publik ka vetëm 8,911 shtretër, ose 372 shtretër për 100 mijë banorë, shumë larg mesatares së Bashkimit Europian prej 507 shtretërish për 100 mijë banorë.
Megiithatë, përballë këtij realiteti dramatik, qeveria nuk shpall emergjencë për shëndetësinë. Shpall emergjencë për koncertet.
Kur kjo është gjendja e QSUT-së, institucionit më të madh spitalor në vend në Tiranë, imagjinoni cfarë ndodh në spitalet rajonale dhe në qendrat shëndetësore të fshatrave, ku mungesat janë edhe më të rënda dhe gytetarët janë lënë krejtësisht në harresë.
Ne kemi parë pamje në Berat , Dimal, Lushnjë etj.
Në këto kushte kam kërkuar si anëtare e Komisionit të Shëndetësisë që ky Komision të zhvillojë urgjentisht një seancë dëgjimore me Ministren e Shëndetësisë, drejtuesit e institucionet përgjegjëse për të dhënë llogari mbi gjendjen reale të sistemit shëndetësor, mungesat e pajisjeve dhe medikamenteve, si edhe arsyet pse u fshinë nga faqja zyrtare kërkesat për donacione.
Për këtë qeveri propaganda ka më shumë vlerë se shëndeti spektakli ka më shumë rëndësi se jeta, ndërsa qytetarët vlejnë vetëm si spektatorë të një shfaqjeje që financohet me paratë e tyre.
Media prestigjioze amerikane “Wired” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej 48 ditësh në Tiranë, ku q...
Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar procesin e integrimit europian, kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe çështjen e i...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj kritikave të opozitës, e cila e akuzoi për heshtje pas deklaratës skandaloze të ministre...
Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeminis...
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e lajmeve me gazetarin Arnold Kariqi në SYRI TV, foli mbi funksionimin e SPAK-ut, hetimet për afera...
Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në inagurimin e Qendrës së Monitorimit për projektin “Smart City” deklaroi se proj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe që kanë shkaktuar debate në opin...
Elisa Spiropali ka bërë publik dokumentin që i ka dorëzuar Edi Ramës dhe PS-së. Ky mocion përfaqëson një thirrje...
Deputeti i Partisë Demokratike Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se PD ka kërkuar nga KLSH audit...
Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për një marrëveshje të...