POLITIKE

‘Skandali i AKSHI-t ngjarja më e rëndë e 2025’/ Dervishi: Në 2026 pritet të ketë përballje spektakolare qeveri-SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 30 December 2025, 23:12

‘Skandali i AKSHI-t ngjarja më e rëndë e 2025’/

Analisti Lutfi Dervishi e cilëson ngjarjen e skandalit të AKSHI-t si më të rëndën e vitit 2025, duke nënvizuar pasojat e thella që kjo ka prodhuar për sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve dhe për funksionimin e shtetit.

Sipas tij, viti 2026 pritet të shënojë përballjen më të ashpër mes drejtësisë, përfaqësuar nga SPAK dhe Gjykata e Lartë, me qeverinë dhe parlamentin, një përplasje që mund të vendosë drejtimin e vendit për kapitujt e ardhshëm politik dhe institucionale.

‘Ngjarja ka pasur shumë vitit 2025, nuk do të quaj ndonjë ngjarje që kërcënon ekzistencën e vendit, se është një vend që i ka mbijetuar shtatë perandorive edhe i ka mbijetuar edhe qeveria shqiptare, kështu që nuk ka arsye që të mos i mbijetojë edhe qeverisë shqiptare të radhës. Po ngjarja më e rëndë është AKSHI, që tregon kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Domethënë, që pastaj sjell ndonjë paralizë dhe sjell pastaj dhe disa realitete. Domethënë sot dëgjuam kryeministrin që thotë që AKSHI ka bërë transformim epokal. Në të vërtetë, SPAK e heton për ëh, strukturë kriminale. Pra, ose njëra ose tjetra, nuk mund të qëndrojnë të dyja.

Po historia tregon domethënë që kjo është një ngjarje, një nga ngjarjet më të rënda që ridel në sipërfaqe sërish në 2025-ën, sepse po të kishte bërë SPAK punën siç duhet në 2021-shin, në dhjetor të 2021-shit ka qenë rrjedhja e të dhënave personale të shqiptarëve nga patronazhistët. Aty ishte krejt e qartë që ato të dhëna ishin të e-Albania-s dhe ranë në duart të partisë në pushtet pra. Nëse prokurorët e SPAK-ut në atë kohë do të kishin hetuar burimin e rrjedhjes dhe nga, nga janë këto, nga kanë dalë këto të dhëna dhe jo të hetonin gazetarët që ëh, në atë rast, do i kishte kursyer vendit disa milionë euro dhe do i kishte kursyer dhe këtë traumë të madhe që kemi me hetimin si grup i strukturuar kriminal i zyrtarëve të AKSH-it.

Është një ngjarje shumë e rëndë, domethënë, ra struktura, ra qeveria apo s'ra qeveria, ngjarja është jashtëzakonisht e rëndë. Domethënë, janë të dhënat e shqiptarëve, janë të dhëna sensitive, është jeta e gjithsecilit, është prona e gjithsecilit dhe këto nuk janë në duar të sigurta. Pastaj, në këtë ngjarje ne pamë gjëra që i turpërojnë skenaristët e Netflix-it.

Pra pamë policinë të përfshirë në rrëmbim biznesmenësh. Domethënë nuk është një rast në AKSH, por janë, janë, është si të thuash, rasti i përsëritur. Domethënë pamë ministra, drejtoreshën që i jep llogari domethënë në subjekte private tashmë nën hetimin e SPAK-ut për aktivitet kriminal. Pra praktikisht domethënë, nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër për të thënë që ka ndodhur një gjë shumë e madhe.

Dhe kjo prodhon rezistencë nga ana e shtetit sepse po ruan veten, prodhon paralizë, prodhon mosbesim dhe prodhon gjithë këtë situatë që kemi dhe tash rrimë të diskutojmë pyetjen domethënë se cila është ngjarja më, më traumatike që ka ndodhur në 2025-ën. Në fakt, pyetja më e vështirë do të ishte cila është ngjarja më e mirë që ka ndodhur gjatë këtij viti.Si mund të jetë dhe si duhet të jetë, janë dy gjëra të ndryshme, por siç duken bathët tani, domethënë do të jetë spektakolare në kuptimin e përplasjes së drejtësisë apo një pjese të drejtësisë, që është SPAK, GJKKO me qeverinë dhe parlamentin. Domethënë kjo është e dukshme, të paktën deri tani. 2026-a do të jetë vit, mund të jetë dhe viti i heshtjes në kuptimin për të parë, vërtet do të jetë ky viti që do të bëjmë atë historinë e fillimit të mbylljes së kapitujve dhe që në një farë mënyre do të jetë rruga drejt Brukselit, apo do të jetë rruga drejt Burrelit.

Në kuptimin metaforik pra që do të mbyllim në vetvete dhe do të themi që e keqja po na vjen, po na vjen nga jashtë. Mund të jetë viti, viti i ngjarjeve të paparashikueshme. Domethënë ti e shikon, domethënë 100 veta dalin në Vlorë për ujin dhe qeveria trondit deri në atë farë mase saqë merr avionin për Stamboll, domethënë për të gjetur zgjidhjen.

Pra mund të jetë viti i ngjarjeve të paparashikueshme dhe i proceseve që kanë marrë rrugë dhe si të thuash është sikur dy vezë përplasen, njëra prej tyre do të thyhet. Shpresojmë që jo drejtësia’, tha analisti.

Artikuj te sugjeruar

Nga Belind Këlliçi POLITIKE 30 December13:59

Parodia e normalitetit!

Skandal pas skandali, protestë pas proteste, përlyerje pas përlyerje, vjedhje pas vjedhje, Edi Rama pretendon të japë një shfaqj...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?