Auron Tare: Protestat nuk dëmtojnë turizmin! Kërcënimi i vërtetë është betonizimi i zonave të mbrojtura
Në një kohë kur protestat për largimin e kryeministrit kanë hyrë në ditën e 18, historiani dhe studiuesi Auron Tare ka...
Në një kohë kur protestat për largimin e kryeministrit kanë hyrë në ditën e 18, historiani dhe studiuesi Auron Tare ka...
Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare në Holandë, ...
Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë kuti votimi për t’u numëruar nga votat me postë, Lëvizjes Vetëvendosje i ës...
Administrata e Trump ka shpenzuar miliona dollarë për rinovimin e Reflecting Pool në National Mall për ta bërë “blu si fla...
Përgatitjet për Kupën e Botës nuk po kufizohen vetëm te taktikat, stërvitjet dhe analizimi i kundërshtarëve. Disa nga ...
Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të Armando Zajsi nga Laçi, që humbi jetën dy dit&...
Një grup kriminal, anëtarët e së cilës ishin aktivë në tregëtinë e kokainës në zonat e Athinës, u ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Arrëz. Burrë dhe grua jan...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë vendit, duke rrëzuar preten...
Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë s...

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë vendit, duke rrëzuar pretendimet zyrtare për udhëtime modeste dhe private.
Ish shefi i antidrogës, Dritan Zagani i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ka denoncuar me fakte konkrete sjelljen e kreut të qeverisë gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, që sipas tij, nxjerr zbuluar abuzimin me asetet shtetërore dhe luksin e shfrenuar.
Zagani ka treguar se kryeministri është akomoduar në një hotel super luksoz dhe shumë të shtrenjtë në Bazel, i inaguruar së fundmi dhe i njohur si destinacion i elitës së biznesit botëror.
Megjithatë, ajo çfarë është shqetësuese thekson ish shesfi i antidrogës, është trajtimi i përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe përdorimi i mjeteve zyrtare të shtetit shqiptar në shërbim të plotë kryeministrit, edhe pse ky i fundit pretendoi se ishte një vizitë private.
Deklarata e plotë
E lexova dhe me vëmendje të madhe, megjithëse ma dërguan se unë jam aq nivel i lartë i armiqësisë sa as në Facebook nuk e lexoj dot atë budalla. Pasi e lexova dola dhe e kontestova direkt realitetin sepse ai vazhdonte shkruante nga hoteli Mövenpick statuset e tij dhe ishte akoma në Bazel duke justifikuar mashtrimet, në kohë që thoshte që prej një dite e gjysmë isha atje u bë nami. Me rrena. Po nejse, unë kam pa ca, ca gjëra që i pashë live. I shikoja nëpër emisionet e juaja, i shikoja, i dëgjoja nëpër rrjete. Si ka mundësi thosha që një, një situatë e tillë.
Po kur e kam pa live, 3 metra, 2 metra afër klounin, se si ishte, se si sillej, se si vishej, se çfarë jetë bënte, me të vërtetë ishin shumë pak ato që dëgjoja për të. Ishin shumë, shumë pak. Po të hysh te detajet, se di ajo mjekra do t'i ketë zënë ndonjë tip morri se e krunde gjithë kohës. E të rrish robi, me bë figurë, i palarë edhe i veshur ashtu si zhuls i zi sado t'i kushtojnë ato rrobat e shtrenjta, të mortjes së fundit, se çfarë mode është ajo vetëm ai di, por një njeri si i pashpirt e në të gjitha senset shkurt. Dhe kjo qe përshkrimi.
Unë mbas një kërkimi shumë të vogël nëpër rrjetet e Bazelit e gjeta që strehohej në një nga hotelet që ka dy vjet që është inaguruar, një hotel super luksoz dhe super i shtrenjtë, që atje në fakt shkojnë shumë... personazhe, po shkojnë të botës së biznesit apo të ndryshme, që shpenzojnë shumë dhe s'e kanë problem. Elita që shkon dhe nuk e ka problem. Biles, një miku im, që u rrinim takoheshim dhe po pinim kafe poshtë te bari i këtij lokalit, po prisja që të mos, fatkeqësisht të takoja liderin e madh, po s'e takova dot aty, më tha: Si ka mundësi që edhe hotelin e ka zgjedhur të ngjitur 100 metra në vijë ajrore larg me godinën që flitet si godina e Rothschild-ve, si qendra e Rothschild-ve këtu. Tashi gjëra t'i dinë vetë pastaj.
Dhe e dëgjova dhe e lexova me vëmendje kur thoshte: Mirë ajo gënjeshtra banale që pinte ujë e hante kush e di se çfarë asnjë gjë, biskota, se ishte ulur vetë i dhjeti në një ndër restorantet më të shtrenjta aty, që aty vetëm një kafe do ta paguajë sa i bie i paguajnë dritat... Jo që po hante darkë me lëng qershie, e kanë ndenjur deri në një të natës aty, me ca pleq që s'e kuptoja çfarë muhabetesh ishin po puna e tij. Por ajo që më bëri përshtypje është që, mes gjithë të tjerave, gënjente komplet hapur për çdo lëvizje, për çdo gjë që bënte që unë po i shikoja live. Në ambasadën tonë ka qenë një makinë, gjithmonë një makinë e ambasadorit që e njoh, që në takimet me, me një prezantim i librit në Zyrih të një gazetari, shkrimtari kosovar e gazetar, kam njohur për herë të parë ambasadorin.
E kam kontakt me makinën që kur ishte ministër Ilir Gjoni. Dhe po ajo makinë ishte prapë në qarkullim aty rreth e rrotull. Por çuditërisht, doli me targën 125 ditën që erdhi Rama. Një BMË nga ato të papërdorur deri më sot, avull, modelet e fundit fare. Që ishte në dispozicion të tij, me një shofer nga do që shkonte, nga do që rrinte ai. Dhe e njëjta makinë ku ishte Rama, ishte dhe ajo makina e parkuar krahas makinës së adjutantit, ambasadorit. Dhe ajo që më bëri përshtypje... ti je përfaqësues i shtetit. Hiqesh sikur... një njeri i një niveli, që prezantohesh para elitës, para s'e di se kujt. Po a nuk e kuptova. Lokali i ngjitur, hante, pinte Edi Rama me ca pleq e plaka, muhabetet e tij, atje pinte verë me gjithë lindjen, ishin veshur edhe bukur. Njëri me të kuqe, ajo me të kuqe, ky me të zeza, e përfaqësonin denjësisht flamurin.
Dhe ngjitur me atë lokal, tre metra më tutje në një tavolinë, ambasadori me shoferin me një shpurë njerëzish që nuk i njihja, nga dy gra dhe burra, hanin hamburger, e pinin birra. Po të paktën, minimumi, merre atë shpurën e ambasadës apo çfarë janë ata, e shoferin, po minimumi ambasadorin një, një kryeministër duhet ta kishte në krah të vetes në vendin që ka udhëtuar. Ose në qoftë se thotë që ka udhëtuar privatisht, privatisht, me lekët tona si gjithmonë, por po e zëmë që ka udhëtuar privatisht, atëherë çfarë do me makinën e ambasadës, e me targën e ambasadës C... BE 1 vizë 125, është makina, targa e ambasadës shqiptare e listuar në listat e targave diplomatike këtu. Pse bredh poshtë e lart me makinë në qoftë se e paske udhëtimin privatit?
Se kur bredh me makinën e ambasadës e të ambasadorit, minimumi thashë ambasadori duhet të jetë prezent me kryeministrin. Jo ambasadorin e kishte lënë atje mbrapa të hante hamburger me shoferin. Pra, imagjinoni kush na përfaqëson dhe si, dhe si na trajton. Se shiko, i shikoj për shembull nëpër këto mediat apo nëpër lajme e gjëra, edhe këta diktatorët e tjerë ose këta sheikët që vijnë nga vendet e pasura që janë mbretër me kuptimin e plotë të fjalës, edhe këta nuk i, nuk i poshtërojnë kaq shumë njerëzit e tyre që kanë, si përfaqësi në vendet ku shkojnë ose si i trajton ky, nuk arrij ta marr një, një, të të jap një ide të them çfarë, çfarë logjike ka ky lloj specie, ky lloj njeriu. Pa hyrë pastaj te gënjeshtrat që i ka kështu hapur fare.
Qytetarët do të mblidhen sërish këtë të mërkurë për protestën e 18-të radhazi, duke kërkuar dor&eu...
Protestat e zhvilluara në Tiranë, por edhe në vende të ndryshe të botës, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë kan&eum...
Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar pë...
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ishte kryefjala e protestës në Tiranë, në ditën e saj të 17. Nj&eum...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, dhe deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Briseid...
Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqipëri gjatë fjalës s&eu...
Pankartat e protestës këtë herë e fokusuan vëmendjen te komisionerja e Be për Zgjerimin, Marta Kos. Duke u frymëzuar nga s...
Protesta qytetare që po zhvillohet prej 17 ditësh në Tiranë ka vijuar edhe sot, ndërsa krahas thirrjeve dhe fjalimeve, vëmendjen e...
Teksa protestuan për disa orë para Kryeministrisë, qytetarët do të marshojnë drejt disa pikave në kryeqytet. Një nga or...
Artisti i njohur, Robert Aliaj është bërë sot pjesë e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, ndërsa ka bë...