Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

Skandali/ Mazniku urdhëron administratën e çdo bashkie: Hapni profile false për të thyer algoritmin e protestave

P
Piranjat 3 July 2026, 18:40 · 2 min lexim
Skandali/ Mazniku urdhëron administratën e çdo bashkie: Hapni

Prej 33 ditësh mijëra qytetarë dalin në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.  

E ndërsa ‘Revolucioni i Flamingove’ nuk ndalet plani i qeverisë është të manipulojë algoritmet e platformave sociale, të cilat prej javësh tashmë nuk janë në favorin e tyre.

Po çfarë kërkohet saktësisht?

Të rritet ushtria e profileve fake të cilat do të përdoren për të manipuluar opinionin publik, për të krijuar iluzionin e mbështetjes masive të orientojë debatin online por dhe të shkruajnë komente që luftojnë komentet e qytetarëve të cilët të pakënaqur me keqqeverisjen dhe korrupsionin e Ramës ia shkruajnë në komentet e postimeve të tij.

Syri ka siguruar një mesazh që deputeti socialist, Arbjan Mazniku, ish- ministri i Pushtetit Vendor, ka shpërndarë ku u kërkon personave të ndryshëm të hapin profile fake në rrjetet sociale, me qëllim komentimin, shpërndarjen dhe pëlqimin e postimeve të kreut të qeverisë.

Në mesazhin e publikuar, kërkohet  nga çdo bashki person që të hap e dy llogarive në Instagram, dy në TikTok dhe dy faqeve në Facebook, të gjitha me emra fiktivë, për t’u angazhuar në mbështetje të aktivitetit online të Ramës. 

Skandali/ Mazniku urdhëron administratën e çdo bashkie: Hapni

Nga mesazhi bëhet e qartë që ky është një tjetër aksion për të krijuar ushtri tjetër të profileve fake. Në mesazh kërkohet që komentuesit të organizohen në një grup të veçantë për të koordinuar komentet dhe ndërveprimet në rrjetet sociale.

"A mundemi ju lutem qe te kerkojme dhe nga 1 person per Bashki te ndare nga keta qe morem qe tju themi hapni nga 2 llogari instagrami 2 llogari tiktoku dhe 2 facebook fan page, ti hapin me emer mbiemer fiktiv jo te vertete te ndare nga keta qe morem te jete grup i vecant vetem per like comment dhe share por meshume per komente te luftojme dhe komentet", shkruan Mazniku në mesazhin që u është shpërndarë administratës. 

mazniku

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.