Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
POLITIKE

Skandali me ekspozitat ndërkombëtare të Ramës/ PD: Të bëhet transparencë për financimin, të verifikohen...

P
Piranjat22 July 2026, 12:38 · 4 min lexim
Skandali me ekspozitat ndërkombëtare të Ramës/ PD: Të

Partia Demokratike kërkon transparencë për financimin e dhjetëra ekspozitave ndërkombëtare të punëve artistike të kryeministrit Edi Rama dhe verifikim nëse janë respektuar detyrimet ligjore.

Në një deklaratë për median nga selia e PD-së,zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli vuri në dukje se shpenzimet për hapësirat ekspozuese, transportin e veprave, siguracionin, montimin dhe promovimin mund të arrijnë në qindra mijëra euro.

Dhjetëra ekspozita ndërkombëtare, qindra ditë ekspozim ... Kush i financoi ekspozitat e Edi Ramës?...

Vetëm për përdorimin e hapësirave ekspozuese gjatë dy ekspozitave të fundit shpenzimet mund të arrijnë qindra mijëra euro, konkretisht: Ekspozita "Chrysalizing", e zhvilluar në galerinë Société në Berlin nga 1 maji deri më 27 qershor 2026, zgjati 58 ditë.  

PD ngre pyetje mbi burimin e financimit të ekspozitave të zhvilluara në galeri prestigjioze në vende si Gjermania, Franca, Italia, SHBA, Turqia e Kina, duke kërkuar të bëhet publike nëse kostot janë mbuluar nga vetë Rama, galeritë pritëse, sponsorë privatë apo subjekte të tjera.

Deklarata

Dhjetëra ekspozita ndërkombëtare, qindra ditë ekspozim ... Kush i financoi ekspozitat e Edi Ramës?

Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri, taksa gjithnjë e më të larta dhe një kosto jetese që rritet çdo ditë, Kryeministri Edi Rama vijon të ekspozojë punët e tij artistike në galeritë më prestigjioze të botës , në ekspozita personale në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Portugali, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Kinë dhe vende të tjera, apo pjesëmarrjeve në Bienalen e Venecias, Centre Pompidou-Metz, Art Basel etj.
Vetëm për përdorimin e hapësirave ekspozuese gjatë dy ekspozitave të fundit shpenzimet mund të arrijnë qindra mijëra euro, konkretisht: Ekspozita "Chrysalizing", e zhvilluar në galerinë Société në Berlin nga 1 maji deri më 27 qershor 2026, zgjati 58 ditë. 
Po kështu, ekspozita personale në Marian Goodman Gallery në Paris, nga 8 qershori deri më 26 korrik 2024, zgjati 49 ditë. 
Hapësirat e ekspozimit të këtyre niveleve, mund të kërkojnë kosto shumë të larta pa llogaritur e përfshirë transportin e veprave, siguracionin, montimin, promovimin dhe shpenzime të tjera organizative.
Ndërkohë, Edi Rama ka zhvilluar ekspozita të tjera në Athinë, Napoli, Berlin, (SHBA), Stamboll, Hong Kong, Mynih dhe vende të tjera. 
Në këto kushte, Partia Demokratike dhe opinioni publik kërkon transparencë për: A janë deklaruar në mënyrë të detajuar pranë institucioneve përgjegjëse të gjitha të dhënat nëse këto ekspozita janë kryer me shpenzime personale nga vetë Edi Rama, nga galeritë pritëse, nga sponsorë privatë apo nga subjekte të tjera?
Kush dhe sa janë paguar për të mbuluar kostot e transportit ndërkombëtar të veprave, sigurimit, montimit, promovimit dhe organizimit të secilës nga këto ekspozita?
Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore që lidhen me sa më lart.
Transparenca nuk është çështje preference, është detyrim kushtetues dhe ligjor. Askush, as Kryeministri i Shqipërisë, nuk mund të jetë mbi ligjin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.