POLITIKE

Skandali me koncesionin e hemodializës/ PD: Modeli klientelist të marrë fund, Rama të japë dorëheqjen, të hetohet

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Gusht 2026, 13:42

Skandali me koncesionin e hemodializës/ PD: Modeli klientelist të

Koncesioni i hemodializës është një tjetër dëshmi e mënyrës se si Edi Rama e ka përdorur shëndetësinë jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve, por për të krijuar skema klienteliste dhe kontrata të kushtueshme që rëndojnë mbi xhepat e shqiptarëve.

Përpara këtij koncensioni ekzistonte një modeli i decentralizuar, fleksibël dhe konkurrues, ku spitalet publike ofronin shërbimin aty ku kishin kapacitet. Dhe nevoja plotësohej nga operatorë privatë të licencuar, të kontraktuar dhe të paguar nga FSDKSH.

Atëherë, çfarë ndryshoi me Edi Ramën?

Nuk ndryshoi nevoja e pacientëve. Nuk u shpik hemodializa. Nuk u krijua një treg i ri.

U ndryshua modeli, duke u kaluar nga një sistem i decentralizuar dhe me kontraktim periodik në një kontratë 10-vjeçare, të centralizuar dhe të përqendruar në një operator të vetëm.

Ndonëse në procedurën morën pjesë disa operatorë, përzgjedhja e fituesit ende sot ngre pikëpyetje serioze.

Kompania nuk dha ofertën më të ulët. Përkundrazi, ajo ishte 11.1% më e lartë se oferta më e ulët. Megjithatë, ajo u shpall fituese.

Akoma më problematik është fakti se kjo kompani mori pikët maksimale në kriterin e eksperiencës, ndërkohë që nga të dhënat e dokumentuara në material nuk rezulton se kishte administruar më parë qendra hemodialize, duke anashkaluar kësisoj ofertues të tjerë të cilët kishin eksperiencë të drejtpërdrejtë në shërbimet spitalore dhe dializë.

Por pyetja që ende sot nuk ka marrë përgjigje, as dhe nga drejtësia shqiptare, se si mundet një kompani e krijuar vetëm dy vjet përpara tenderit, me kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh, të marrë pikët maksimale për eksperiencën dhe të fitojë një kontratë rreth 75 milionë euro?

Këto nuk janë rrethana që mund të kalohen në heshtje. Ato kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi.

Por problemet nuk mbarojnë me tenderin. Zbatimi i koncesionit ka prodhuar gjithashtu abuzime dhe kosto të pajustifikuara për buxhetin.

KLSH ka konstatuar raste ku koncesionari ka faturuar shërbime për periudha kur qendrat e dializës nuk ekzistonin ende dhe kur shërbimi vazhdonte të ofrohej nga spitalet publike. Pra, shteti paguante koncesionarin, ndërkohë që për të njëjtët pacientë shërbimi ofrohej nga spitali publik me fondet e veta.

Në auditimin e FSDKSH-së, KLSH konstatoi se edhe në vitin 2022, pra në vitin e 6-të operimit, koncesionari ishte paguar mbi bazën e faturimit dhe jo vetëm të shërbimit faktikisht të kryer. Për 8,854 raste nën dhe mbi projeksionin e qendrave, pagesat arritën në 99 milion lekë ose rreth 1 milion euro, të evidentuara si pagesa për shërbim të pakryer.

KLSH kërkoi rishikimin e projeksioneve dhe kalimin në parimin “Pay x Use”, pikërisht për të eliminuar pagesat për shërbime që nuk kryhen.

Një tjetër absurditet është mos shfrytëzimi i infrastrukturës dhe pajisjeve ekzistuese të spitaleve publike. Rasti i Spitalit Rajonal të Shkodrës, i evidentuar nga KLSH, ngre pikërisht shqetësime për mosshfrytëzimin e investimeve publike ekzistuese, dublikimin e infrastrukturës, eficiencën e fondeve dhe dëmin ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.

Ky është thelbi i PPP-ve të shëndetësisë së Edi Ramës: jo të zgjidhin problemin, por të krijojnë një kontratë afatgjatë për të mbushur xhepat nga taksat e shqiptarëve.

Por edhe kur KLSH ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH të negociojnë me koncesionarin për rishikimin e projeksioneve sipas nevojave reale dhe për ndryshimin e mënyrës së pagesës, me qëllim eliminimin e pagesave për shërbime të pakryera, këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Hemodializa nuk është një rast i izoluar.

Të gjitha kontratat koncesionare në shëndetësi vazhdojnë të konsumojnë qindra milionë euro nga paratë publike, ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar përballet ende me mungesë kapacitetesh, pajisjesh, personeli dhe shërbimesh cilësore.

Ky koncesion ka qenë prej vitesh objekt shqyrtimi dhe hetimi. Por shqiptarët ende nuk kanë parë drejtësi për një skemë që ngre kaq shumë pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes, lidhjet e subjekteve, zbatimin e kontratës dhe përdorimin e parave publike.

Partia Demokratike nuk kërkon një drejtësi selektive.

Kërkon që drejtësia të hetojë deri në fund çdo hallkë të kësaj skeme: nga vendimmarrja politike, te procedura e tenderimit, pikëzimi i ofertave, krijimi i strukturës koncesionare, përfituesit realë dhe çdo pagesë e kryer nga paratë e shqiptarëve.

Sepse kur një shërbim ekzistues kthehet në monopol 10-vjeçar, kur operatori fitues nuk kishte eksperiencën e pritshme, kur krijohet një shoqëri e posaçme vetëm pak ditë përpara shpalljes së fituesit dhe kur KLSH konstaton pagesa edhe për shërbime të pakryera, institucionet nuk mund të bëjnë sikur nuk kanë parë asgjë.

Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës.

Shëndetësia nuk është biznes privat i qeverisë. Shëndetësia është e drejta e qytetarit dhe detyrimi i shtetit.

Partia Demokratike e konsideron koncesionin e hemodializës një nga shembujt e modelit klientelist që duhet të marrë fund.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe t’u hapë rrugë institucioneve që të hetojnë pa pengesa korrupsionin dhe tu mundësojë qytetarëve që të kenë një sistem shëndetësor në shërbim të tyre, jo të një grushti përfituesish.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...