Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

Skandali pa precedent/ Arrestimi i shefes së SHISH, Xhafaj: Ngjarje të tilla ndodhin rëndom

P
Piranjat22 September 2026, 12:10 · 2 min lexim
Skandali pa precedent/ Arrestimi i shefes së SHISH,  Xhafaj: Ngjarje

Arrestimi i shefes së SHISH, Vlora Hyseni, është një skandal pa precedent në botë.

Por edhe pse është një rast unik në planet, sërish socialistët kanë vendosur ta mbrojnë edhe këtë aferë të Edi Ramës.

Në mbledhjen e Komisionit të Mbikëqyrjes së Institucioneve, Fatmir Xhafaj u ‘spiropalizua’ kur tha se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë.

Reagimi i tij erdhi pasi deputeti demokrat, Ivi Kaso kërkoi ndryshim të menjëhershëm të axhendës parlamentare, pasi tha se sot ka rënë shteti.

“Nuk besoj se kjo seancë e sotme e komisionit tonë, apo asnjë seancë e asnjë institucioni publik sot, nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme, pasi ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, besoj nga më të rëndat në këto 36 vite tranzicion dhe demokraci. Sot është vërtetuar dhe është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar," deklaroi Kaso.

Në reagim, Xhafaj tha se kjo ngjarje është tregues i pjekurisë së institucioneve.

“Sa i përket çfarë bëjnë institucionet, që ju formuloni 'institucionet arrestojnë njëri-tjetrin', institucionet arrestojnë, nuk arrestojnë individët. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve.

Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës,” tha Xhafaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.