"S'kemi frikë"/ Protestuesi për marshimin drejt Rinasit: Bëmë 15 km ne këmbë! Na e keni sjellë në majë të hundës

Mijëra vetë u mblodhën dhe sot në ditën e 17-të të protestës kundër qeverisë Rama përpara Kryeministrisë.
Një prej protestuesve foli me qytetarët duke thënë se marshimi 15 km në Rinasi ishte shenjë se pushteti ia ka sjellë në “majë të hundës” qytetarëve, pasi në marshim kishte edhe të moshuar përveç të rinjve dhe të rejave.
Sakaq, ai shtoi se sot me këtë protestë ka lindur populli që nuk e njeh më frikën.
Protestuesi: Po procedohemi për marshimin e para dy ditëve. Ka shumë njerëz që thonë se ai marshim i gjatë ishte i gabuar dhe kanë të drejtë e Zotit për ta thënë. Ama ka shumë mësime për të nxjerrë. Qeveritarët thanë populli u mashtruar. Po u mashtrua, nga ju këto 35 vite. Ishin mijëra vetë që marshuan 15 km në mes të natës. A e kuptojnë qeveritarët se ju ka ardhur në majë të hundës. Njerëzit kishe gjyshe atje. Nuk ishin militantë. Kishte vajza, djem burra që vendosën të marshonin. Edhe ata që janë kundër kanë të drejtë. Prezenca e mediave vendase dhe ndërkombëtare do jetë e fortë. Ka njerëz që ndjehen të papërfaqësuar. Munden që studentët të mbledhin letra me shkrim dore që të shkruani si doni kjo protestë të vazhdojë. I kemi treguar gjithë botës se si protestojmë. Marshojmë qindra mijë njerëz dhe nuk shqetësojmë askënd. Nga populli që dje nuk njihte më shpresën, ka lindur populli që nuk njeh më frikën.
Lexo edhe
POLITIKE
17 ditë protestë/ Eurodeputetja italiane: Shqiptarët po ngrihen kundër një qeverie që nuk i përfaqëson

"Po luani telefonin e prishur"/ Qytetarja mesazh Marta Kos-it nga protesta: Po përsërisni narrativën e Ramës!

"Mos na i prisni rrënjët!"/ Adoleshenti emocionon protestuesit: Ky është pushtim skutash nën rrogoz

“Nepotizmi po na merr mundësitë”/ Studentja nga Anglia: Jam rikthyer për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë

Protesta mbushet sërish me ngjyra, fëmijët vizatojnë dhe ngjyrosin në bulevard

“Rama ne nuk e kemi harruar Belindën”/ Studentja: Punë ka, por merren me mik

I shau dhe ofendoi për protestën/ Të rinjtë i përgjigjen Ramës: DORËHEQJE!

“Ne po na mbështet e gjithë bota”/ I riu në protestë i përgjigjet Ramës për turizmin: E di kryeministri që shqiptarët s’bëjnë dot pushime...





