Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Skenat e Ramës/ Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur, nuk është në rregull

P
Piranjat 8 June 2026, 22:02 · 3 min lexim
Skenat e Ramës/ Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur, nuk

Shkullaku në SYRI TV: Rama nuk shpëton më, përdor gjuhë seksiste dhe sjellje të papranueshme publike

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk është më në një situatë për të shpëtuar politikisht’, duke shtuar se sipas tij ai ‘ka ikur’ dhe mund të ruajë vetëm poste të caktuara, por jo pozicionin politik.

Duke komentuar sjelljet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në publik, Shkullaku i cilësoi disa prej tyre si të papërshtatshme dhe jashtë standardeve të komunikimit politik, duke përmendur në veçanti gjuhën e përdorur në kontekste publike, të cilën ai e quajti seksiste dhe të pavend.

Ai u shpreh se në protesta kanë marrë pjesë qytetarë të ndryshëm, përfshirë nëna me fëmijë, gra, aktivistë dhe gazetarë, duke theksuar se, sipas tij, mënyra e komunikimit të kryeministrit nuk përputhet me realitetin e pjesëmarrjes qytetare.

‘Nuk është për të shpëtuar. Ai s’shpëton më, ai ka ikur. Ai ndoshta të shpëtojë ndonjë post, po s’shpëton më. Nuk është normal me atë që… me ato budallallëqe që ka thënë, kupton?

Se çfarë lidhje kanë aty të të puthë, të të rripë, të përdorë kremin për fytyrën apo për gjë tjetër. E gjithë është gjuhë seksiste…

Ajo ishte gjuhë seksiste pa asnjë lidhje. Aty në protestë unë kam parë nëna me karroca, kam parë gra me fëmijë, kam parë qytetarë normalë, kam parë gazetarë, kam parë aktivistë. Tani t’u thuash atyre që janë nxirë nga kremi apo e fërkon gjë tjetër, apo ku di unë, të të puth rripin që doli flamengo… është shumë e varfër, si batutë dhe si gjë.

Domethënë ka marrë fund, ka dëgjuar të madhin Zot. Përsëriti një batutë që e përdorte Teodor Keko, ndjesë pastë, po ta mbaj mend atë kohë, a e din çfarë thoshte? ‘Seksi, Zoti dhe Nikoll Lesi nuk kanë shpjegim.’

Kur Nikolla i mbante rrogën dhe i jepte shpërblim trefishin e rrogës. E përdori mbas 30 vjetësh… Të të ndalonte rrogën sot e të nesërmen të të jepte shpërblim trefishin e rrogës, veprime të pakuptueshme do të thotë, të pashpjegueshme.

Kështu që ai Teodor Keko e ka thënë atë dhe ky e përdori sot, e kupton? Ka kaluar 35 vjet. Dhe kemi përfunduar me një kryeministër, urdhëro vetëm shikojeni. Shikojeni… a mund të jetë normal? Ok, aty ishte në Elbasan, ato lëvizjet që bënte të ndenjurave dhe shkonin’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.