Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që ditën e shtunë në ora 12.00, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që ditën e shtunë në ora 12.00, ...
Një fëmijë në një zonë rurale në veri të shtetit të Nju Jorkut ka humbur jetën pasi u infektua me fruth, duke...
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin...
Venddepozitimi i mbetjeve të Bashkive Bulqizë dhe Klos, i cili ndodhet mbi fshatin Plan i Bardhë, vijon të digjet prej më shumë s...
Avokati i Erion Veliajt ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e depozitimit të një kallëzimi penal lidhur me pretendimet për k&eu...
Kanë nisur zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku miliona qytetarë po votojnë për për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kritikuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2027, duke i cilësuar ato si dësh...
Veliaj, në letrën e zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shprehet: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër italiane, Fratelli d&rs...
Studentët kanë marshuar sot në rrugët e Tiranës, ndërsa janë ndalur te Fakulteti i Ekonomikut, ku iu kanë bërë...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së këtë të enjte, ka paralajmëruar ndryshime të mëtejshme në strukturat e partisë.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal te procesi i ripërtëritjes së opozitës, duke e cilësuar atë si një nga proceset më të rëndësishme për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe përballjen me qeverinë.
Sipas kryedemokratit, ripërtëritja e partisë duhet të nisë nga vetë drejtuesit e partisë dhe të shtrihet në të gjitha nivelet e strukturave.
“Duhet t’i japin motivimin për të çuar përpara procesin më jetik që kemi nisur, ripërtëritjen. Miq, ka një gjë në themel. Si duhet ta kuptojmë ne ripërtëritjen? Secili nga ne. Një ripërtëritje të vetvetes në radhë të parë.
Partia Demokratike ka një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Ka personalitete me merita, ka drejtues të sprovuar. Por ka vetëm një kusht që këta të qëndrojnë në krye të misionit të tyre: ripërtëritje. Dhe duhet ta pranojmë këtë”, tha Berisha.
Berisha tha se në qendër të këtij procesi do të jetë anëtarësia e partisë, duke kërkuar më shumë aktivizim dhe anëtarësime të reja, duke shtuar se numrin i anëtarëve të partisë aktualisht është rreth 40-50 mijë anëtarë, por kjo shifër, sipas tij, nuk është e mjaftueshme.
“Në epiqendër të ripërtëritjes të Partisë Demokratike do të jetë anëtari, roli, hapësira e tij. Pra, unë kam shumë besim të plotë te secili prej jush, tek të gjithë drejtuesit lokalë që nuk janë në këtë mbledhje, që me krenari do të mirëkuptohen, do të angazhohen në këtë proces. Partia ka nevojë jetike”, tha kreu i PD-së.
Sali Berisha: Kundërshtari ynë ka 29% rënie në sondazhe, pra është në vdekje politike.
Edhe ndërkombëtarisht, Edi Rama ka vdekur politikisht. Është shkonfiguruar. U shpërbë. U shpërbë para syve të opinionit publik ndërkombëtar se shqiptarëve po e po.
Çdo gazetar që hyri në zyrën e tij, doli i bindur se ky është i skaduar. Ky është i shpërfytyruar. Ai ka vdekur politikisht.
Të gjitha këto duhet të frymëzojnë çdo demokrat, por mbi të gjitha duhet t’i japin motivimin për të çuar përpara procesin më jetik që kemi nisur, ripërtëritjen.
Miq, ka një gjë në themel. Si duhet ta kuptojmë ne ripërtëritjen? Secili nga ne. Një ripërtëritje të vetvetes në radhë të parë.
Partia Demokratike ka një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Ka personalitete me merita, ka drejtues të sprovuar.
Por ka vetëm një kusht që këta të qëndrojnë në krye të misionit të tyre: ripërtëritje. Dhe duhet ta pranojmë këtë.
Kush do ta bëjë ripërtëritjen thoni ju? Ju do ta bëni ripërtëritjen. Kjo është.
Si do ta bëjmë? Do ta fillojmë nga vetja ripërtëritjen dhe do ta shtrijmë në të gjitha nivelet.
Natyrisht, epiqendra e ripërtëritjes është anëtari i saj.
Në epiqendër të ripërtëritjes të Partisë Demokratike do të jetë anëtari, roli, hapësira e tij.
Pra, unë kam shumë besim të plotë te secili prej jush, tek të gjithë drejtuesit lokalë që nuk janë në këtë mbledhje, që me krenari do të mirëkuptohen, do të angazhohen në këtë proces. Partia ka nevojë jetike.
Miq, Kuvendi Kombëtar në këtë frymë ripërtëriu Këshillin Kombëtar, Kryesinë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet shtrirje kapilare e ripërtëritjes. Duhet dimensionim i këtij koncepti, qoftë numerik, qoftë hapësinor, qoftë funksional.
Të mos harrojmë, anëtarësia e Partisë Demokratike për nga numri është shumë e madhe, janë 40-50 mijë anëtarë. A mund të kënaqemi ne me kaq? Ndonëse janë një potencial i madh, po s’mund të kënaqemi ne me kaq.
Në dy aspekte s’mund të kënaqemi ne.
Së pari, me shkallën e aktivizimit të tyre.
Së dyti, me ripërtëritjen e radhëve të tyre me anëtarësime të reja, me vlerat e reja.
Nuk pranohet më letargji në radhët tona. Jo!
Në protestën e 89-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta m...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 89-të kundër qeverisë dhe kryeministr...
“Do mbështesim pa kushte protestën heroike dhe të jashtëzakonshme rinore e qytetare!” Ky është mesazhi që u dha l...
Këtu nuk kemi të bëjmë as me zjarr të rastësishëm, as me zjarr të qëllimshëm nga ndonjë kalimtar, por me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të P...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka l&...
Hetimet e fundit rreth aferave korruptive në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kanë nxjerrë...
Zjarret në pyje nuk janë më një problem që shfaqet vetëm kur temperaturat arrijnë kulmin e verës. Në të gjit...
Prej ditësh emri i Grida Dumës është kthyer në një nga emrat më të përfolur në vorbullën mediatike e po...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur dyshime se arrestimi i Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme, në të vërtetë ka qen&e...