POLITIKE

Socialistët dogjën teserat, reportazhi i BIRN: Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 August 2026, 10:52

Socialistët dogjën teserat, reportazhi i BIRN: Nën hijen e

Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në distancë qeverinë se projekti për shkrirjen e njësive të tyre me Beratin do të sjellë paralizimin dhe shpopullimin e mëtejshëm të tyre. Kristaq Tumani, një ish-mësues në pension nga Dimali, po e kalon këtë verë me shqetësimin se çdo të ndodhë me komunitetin e tij nëse bashkia do të shkrihet me Beratin. “Si çdo qytetar i Dimalit edhe unë e kam përcjellë me shumë shqetësim projektin për shkrirjen e Bashkisë Dimal,” tha Tumani për BIRN.

Propozimi i depozituar nga Partia Socialiste në Kuvend në fund të korrikut parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Mes 15 bashkive që propozohen për shkrirje janë edhe Dimali dhe Poliçani, të cilat mund t’i bashkohen Bashkisë së Beratit. Propozimi ndodhet ende në fazën e konsultimit dhe vendimi përfundimtar i takon Kuvendit, por vetëm mundësia e ndryshimit të hartës ka mjaftuar që në të dyja bashkitë e Qarkut Berat të nisë kundërshtimi. Në fillim të gushtit, dhjetëra banorë, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, protestuan kundër propozimit me pankartat “Mos e prekni Dimalin”. Tanimë, diskutimet kanë kaluar nga institucionet te rrugët, lokalet dhe familjet. Tumani beson se humbja e bashkisë do të ndihej drejtpërdrejt në jetën e banorëve, veçanërisht në fshatrat që ndodhen larg qendrave urbane.

“Ky bashkim do të largonte shërbimet, do të rriste kostot për marrjen e shërbimeve bazike, do të paralizonte jetën e qytetit dhe për pasojë do të sillte dhe shpopullimin e zonës,” argumenton ai. Ish-mësuesi numëron rreth 38 fshatrat dhe katër njësitë administrative të bashkisë së Dimalit si një arsye më shumë që vendimmarrja të qëndrojë pranë komunitetit. “Bashkia Dimal ka historikun e saj të veçantë, ka numër të lartë popullsie, ka potencial ekonomik të lartë,” pretendoi ai.

Një identitet përtej hartës

Në Dimal, kundërshtimi i bashkimit me Beratin është ndërtuar mbi dy shtylla që përsëriten në reagimet e kësaj vere: Identiteti i zonës dhe pretendimi se bashkia ka kapacitete ekonomike për të funksionuar më vete. Vilson Shehu, drejtues i organizatës “The Youth of Ura” dhe një prej zërave të shoqërisë civile në zonë, e kishte artikuluar rëndësinë e këtij identiteti edhe përpara se debati për hartën e re territoriale të mbërrinte në Dimal. “Bashkia Dimal nuk është një bashki kalimtare, por një bashki që ka të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen,” thotë Shehu. Në të njëjtën linjë, edhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj evokoi historinë e lashtë të zonës për të kundërshtuar propozimin socialist për shkrirje.

“Dimali ka ekzistuar prej shekullit të V p.e.s. Në atë sit, në kodrinat e bukura të Cukalatit, rreth shekullit të II p.e.s. gëlonte jeta, bujqësia dhe tregtia,” shkroi Memaj më 1 gusht. Bashkia mori emrin Dimal në vitin 2021, duke zëvendësuar emërtimin Ura Vajgurore, pas një procesi të gjatë konsultimi. Por argumenti historik është vetëm një pjesë e kundërshtimit. Drejtuesit vendorë i janë kthyer shifrave për të argumentuar se bashkia nuk duhet të konsiderohet një njësi që nuk mund të qëndrojë financiarisht më vete. Ekonomia lokale mbështetet fort te bujqësia dhe tregtia. Sipas të dhënave të paraqitura nga Bashkia Dimal, eksportet bujqësore arrijnë në rreth 50 milionë euro në vit, ndërsa në territor operojnë biznese që lidhen me bujqësinë, përpunimin dhe sektorë të tjerë të ekonomisë. Në këtë debat, një prej argumenteve të reformës se bashkimi me një njësi më të madhe mund të rrisë kapacitetet financiare dhe investuese është kthyer në pikën kryesore të përplasjes. “Shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues, e kundërta mund të ndodhë në kushtet kur vendimmarrja shkëputet nga njësia që shkrihet drejt njësisë ankoruese,” argumentoi më parë kryebashkiakja.

Kundërshtimi qytetar mori më pas edhe formë institucionale. Më 10 gusht, Këshilli Bashkiak i Dimalit diskutoi propozimin për bashkimin me Beratin dhe nga 21 këshilltarët pjesëmarrës, 20 votuan kundër. Në mbledhje u diskutuan edhe treguesit financiarë. Sipas të dhënave të paraqitura nga përfaqësuesit vendorë, gjatë dhjetë viteve të fundit Dimali kishte realizuar mesatarisht 38% të investimeve me buxhetin e vet, kundrejt 7% të raportuar për Beratin. Këshilltarët i përdorën këto të dhëna për të kundërshtuar argumentin se bashkimi me Beratin do t’i sillte automatikisht Dimalit kapacitete më të mëdha investuese.

Në anën tjetër të qarkut, qyteti i Poliçanit me një histori krejt të ndryshme po kundërshton gjithashtu projektin për shkrirjen me Beratin. Fundi i gushtit sjell çdo vit më shumë lëvizje në zonën e Poliçanit. Ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit mbushin rrugët e zonës me besimtarë dhe vizitorë, por këtë verë, mes banorëve të Poliçanit një tjetër çështje ka konkurruar me ritmin e pelegrinazhit: mundësia që qyteti i tyre të mos ketë më bashkinë e vet. Në fund të korrikut, banorë të Poliçanit protestuan kundër propozimit, ndërsa disa pjesëmarrës dogjën publikisht teserat e Partisë Socialiste. Organizatorët këmbëngulën se kundërshtimi nuk ishte protesta e një partie apo individi, por reagimi i një komuniteti që kërkonte të ruante institucionet dhe identitetin e qytetit.

Gjatë gushtit, protesta u pasua nga dëgjesat publike. Në një prej tyre, një qytetare e pranishme e cilësoi projektin si “shfarosës dhe denigrues”, duke ngritur shqetësimin se largimi i shërbimeve mund të thellojë varfërimin dhe shpopullimin. Gjuha e fortë e përdorur në dëgjesë është pjesë e një kundërshtimi që në Poliçan ushqehet edhe nga historia e veçantë e qytetit. Nëse Dimali e kërkon identitetin e tij deri në antikitet, Poliçani e gjen një pjesë të identitetit në një histori shumë më të afërt: industrinë ushtarake. Qyteti u zhvillua gjatë periudhës komuniste rreth Uzinës Mekanike dhe prodhimit ushtarak, që për dekada siguruan vende pune dhe përcaktuan ritmin ekonomik të zonës. Pas viteve ’90, dobësimi i industrisë dhe emigracioni ndryshuan qytetin, por kujtesa e uzinës vazhdon të jetë e pranishme në argumentet e atyre që kundërshtojnë bashkimin me Beratin.

Në Poliçan, ashtu si në Dimal, kundërshtimi kaloi nga qytetarët te institucioni vendor. Pas dëgjesave publike, një komision i ngritur nga Këshilli Bashkiak përgatiti raportin me qëndrimet e komunitetit. Më 21 gusht, Këshilli Bashkiak u mblodh jashtë radhe për të diskutuar propozimin. Të 15 anëtarët votuan kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan dhe bashkimit me Beratin. Këshilltarët paralajmëruan gjithashtu se do të japin dorëheqjen nëse Kuvendi miraton shkrirjen. Këshillat Bashkiakë nuk kanë kompetencën për të përcaktuar hartën përfundimtare të vendit dhe votat e tyre nuk e ndalojnë procesin parlamentar. Por ato formalizojnë një kundërshtim që deri në fillim të gushtit shprehej kryesisht përmes protestave dhe reagimeve publike./Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?