Sonte protesta e 35 mbarëkombëtare/ Shqiptarët nuk heqin dorë: ‘Rama jepe dorëheqjen’

Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Protesta e sotme është mbarëkombëtare ku diaspora pritet të jetë në Tiranë në mbështetjes së revoltës 35 ditore. Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme, ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.
Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesëmarrëse në protestën e Tiranës.
Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 34-t radhazi.
“Ju erdhi fundi”, është mesazhi që organizatorët kanë përcjellë në thirrjen e tyre për pjesëmarrje në protestën.
Lexo edhe
POLITIKE
Ra kjo protestë e u pamë!

FOTO/ E paprecedentë! Deputetja e PS kërcënon qytetarin me fëmijën e mitur

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

'Akuza serioze ndaj qeverisë Rama'/ Zhulali: SHBA kërkon hetim për lidhjet e qeverisë shqiptare me narkotrafikun

Nesër protesta më e madhe mbarëkombëtare! Organizatorët thirrje shqiptarëve: Nga Konispoli në Vermosh, nga diaspora, të gjithë në Tiranë!...





