POLITIKE
Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:30, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Edi Rama prite popullin se po vjen”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku vijuan me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
POLITIKE
Pasi i dha 4.3 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Rama kthen Tiranën në kolaps për koncertin e West

Nga kullat te koncerti, Tomorri: Investimet e mëdha po krijojnë terren për lidhje mes biznesit, politikës dhe krimit

“Institucionet s’duhet të përdoren për të heshtur kritikët”/ Aktivisti: Kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë ...

Eurodeputetja franceze vjen në Shqipëri: Shqiptarët janë ngritur kundër korrupsionit të Edi Ramës

Video/Ja si Rama e nxori “lolo” ministrin e Financave për koncertin e Kanye West

Kallëzim në SPAK për ‘The Albanian File’, Këlliçi: Pastrim parash droge, eurodeputetët kanë materialin në dorë

4 mln euro për Kanye West, Partia Demokratike Europiane-Ramës: Shqipëria meriton demokraci një të ardhme europiane dhe jo spektakël

Shqiptarët kërkojnë largimin e tij, Boçi: Rama do përdorë koncertin për propagandë, sikur Shqipëria është e lumtur





