Sot dita e 75-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Ju erdhi fundi!

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 75-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se dy muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Lexo edhe
POLITIKE
Mbyllet protesta e 74-ët në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

‘Shqipëria digjet, Rama krihet!’/ Këlliçi: Tirana po shkrumbohet në kodrat e saj në Daias, Priskë dhe Farkë

Pas fjalimeve, protestuesit i lënë mesazh Ramës te Kryeministria: Rinia prin!

“Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua!”/ I riu nga protesta godet deklaratën e Ramës: Fyerje e tradhti ndaj kauzës shqiptare

“Kurti n’burg”/ Protesta në Kuvendin e Kosovës, pankarta e emigrantit njësoj si ato në tubimet e Tiranës

'Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar'/ Protestuesi thirrje: Mërgata, ejani në shesh më 14, 15 dhe 16 gusht

“Sulm i mirëorganizuar ndaj Bashkisë Memaliaj”/ Kryebashkiaku: Po na bllokojnë të gjitha fondet

Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor





