Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

Sot dita e gjashtë e protestës qytetare kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë

P
Piranjat 5 June 2026, 11:03 · 1 min lexim
Sot dita e gjashtë e protestës qytetare kundër projektit në

Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zonën e mbrojtur në Zvërnec dhe largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Me sloganin “Shqipëri e re”, organizatorët ftojnë qytetarët që t’iu bashkohen atyre mijëra të tjerëve që për pesë ditë me radhë kanë mbushur zonën para Kryeministrisë me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Protesta nis në orën 18:00 në sheshin Skënderbej.

Një ditë më parë, qytetarët i parashtruan kryeministrit një sërë kërkesash që sipas tyre janë të panegociueshme.

Ata kërkojnë largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit për investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

PESË KËRKESAT E PROTESTUESVE:

1 – Dorëheqja e qeverisë

2 – Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë

3 – Shfuqizimi i Paketës së Maleve

4 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

5 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.