Sot do të mbahet protesta e 87-të, qytetarët të vendosur: Në shesh derisa Rama të japë dorëheqjen!

Sot pritet të zhvillohet protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë, në një aksion që vijon prej gati tre muajsh. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Prej javësh, qytetarët kanë dalë në protestë duke shpalosur një sërë kërkesash, ndërsa kryesorja mbetet dorëheqja e Edi Ramës.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor. Sipas tyre, ky është një hap i nevojshëm për të garantuar një proces politik të ndryshëm.
Në listën e kërkesave është edhe anulimi i disa ligjeve që sipas protestuesve, bien ndesh me interesin qytetar.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit në protesta kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre deri në largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Lexo edhe
POLITIKE
FOTO/ Qytetarët ironizojnë me pankarta takimin e qeverisë në Pogradec

Protestuesi-Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

Pas fjalimeve/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jep dorëheqjen!

“Rama sundon me bukë e cirk”/ I riu në protestë: Në Kryeministri kanë shkelur mafiozë, jemi shtet kartel

Sesioni i ri parlamentar nis nën ethet e protestave, Lika: Ditën e parë të Kuvendit do të jemi aty
Andi Bushati: Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

E 'masakruan' në komente për devijimin e hundës, Rama: Nuk e kam nga droga, kanë dashur të më zhdukin nga faqja e dheut

"Qeverisemi nga 'Padrino' i krimit", Lubonja: Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka





