Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
POLITIKE

Sot Kuvend! Në rend dite, vlerësimi i punës së institucioneve të pavarura në 2025

P
Piranjat13 July 2026, 07:46 · 2 min lexim
Sot Kuvend! Në rend dite, vlerësimi i punës së

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare për të shqyrtuar dhe miratuar një sërë projektrezolutash që vlerësojnë veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.

Në rendin e ditës përfshihen raportet e rëndësishme të institucioneve kyçe, si Banka e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ILDKPKI-ja dhe disa autoritete të tjera rregullatore.

Përveç këtyre raporteve, deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu veprimtarinë e enteve të mediave, statistikave dhe shërbimeve publike të energjisë e ujit. Seanca do të mbyllet me diskutime të hapura për problematikat e ndryshme të evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore të vendit.

1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.