Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
POLITIKE

Sot protesta e 88-të kundër qeverisë! Qytetarët: Të arrestohet Rama dhe Balluku!

P
Piranjat26 August 2026, 08:00 · 1 min lexim
Sot protesta e 88-të kundër qeverisë! Qytetarët: Të

Qytetarët do të mblidhen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë të mërkurë për të zhvilluar protestën e 88-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Sikurse ditët e tjera, ata do të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe vijojnë më pas drejt Kryeministrisë, aty ku për kaq shumë ditë i janë drejtuar kryeministrit me thirrjet që të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një qeveri tranzitore.

Edhe një ditë më parë ata përsëritën kërkesat e tyre të panegociueshme kundrejt qeverisë. Qytetarët kërkojnë, përveç dorëheqjes, edhe arrestimin e Ramës dhe Belinda Ballukut.

Protestuesit dje iu drejtuan sërish drejtësisë që të veprojë kundër tyre dhe të mos bëheshin palë me politikën.

Kujtojmë që protesta nisi fillimisht si një kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por lëvizja mori përmasa më të gjera duke targetuar qeverinë Rama dhe kërkuar largimin e saj për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.