Protesta e studentëve/ Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlor...
Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë...
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit n&...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudhën ja...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 3 nëntor seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dh...
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Tau...

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje që pritet të shoqërohen me debate politike dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Në fokus të seancës do të jenë interpelancat me kryeministrin Edi Rama dhe katër ministra të qeverisë, si edhe mocioni me debat për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.
Seanca, e cila nis në orën 10:00, do të hapet me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe me njoftimet procedurale, për t’i lënë më pas vend diskutimeve politike.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian. Debati pritet të përqendrohet te ekonomia, korrupsioni, klima e biznesit dhe standardet e kërkuara në procesin e integrimit europian.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu edhe projekt-rezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Në seancën e sotme janë parashikuar edhe disa interpelanca me anëtarë të qeverisë. Kryeministri Edi Rama do të përballet me interpelancë të kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.
Po ashtu, interpelanca do të zhvillohen edhe me:
Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri;
Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo;
Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe;
Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, si edhe nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot për herë të parë një takim me Sali Berishën në vitin 1992 kur kundërshtari i t...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend draftin me propozime se si duhet bërë rregullorja e re e Kuvend...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin me Erion Braçen dhe zërat për tensione brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se deputeti ...
Dëgjesat në Komisionin për Reformën Territoriale dhe Administrative me kryetarët e bashkive janë shoqëruar edhe ditën e ...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian që ka hasur në pengesa serioze nga një serë vendesh t&eu...
Ndërsa qeveria shqiptare ka mbetur peng në fazën e ndërmjetme të negociatave në Bruksel duke mos arritur të kalojë t&eum...
Në një bisedë mes Edi Ramës dhe Nikoll Lesit janë diskutuar deklaratat dhe qëndrimet brenda Partisë Socialiste, ku në fo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentuar zhytjen e pallateve të Durrës Marina, me dhjetëra centimetra, duke e ka cil&eu...
Komisioni për Politikën e Jashtme ka dakordësuar draft-rezolutën për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, e cil...
Mbrojtja politike që Edi Rama po i bën ish zv/ kryeministres Belinda Balluku po i kushton shtrenjtë Shqipërisë në procesin e integ...