Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Kuvendit: Poshtë qeveria, poshtë patronazhistët!
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon q&eum...
Për pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi nuk ishte i pritshëm një vendim i tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hag&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën e ardhshme në Nju Jork, një takim me liderët e vendeve t&eum...
Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, për...
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar edhe një...
Finalizohet një operacion antidrogë në Korçë, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona dhe jan&eum...

Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës.
Grupi parlamentar i PD kërkon që të hiqet ligji për statusin e magjistratëve dhe diskutimet në Kuvend të vijojnë konsultimet me sistemin e drejtësisë.
Zoti Kryetar i Kuvendit,
Në Rendin e Ditës të datës 17 Shtator 2026, është përfshirë pika nr. 11, shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Projektligji trajton një çështje themelore për pavarësinë e gjyqësorit dhe statusin e magjistratëve, si dhe ka të bëjë drejtpërdrejtë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026.
Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj, se çështjet që trajton projektligji janë marrë në shqyrtim disa herë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, dhe në të paktën tre raste zgjidhjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë janë konstatuar si antikushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese (shih vendimet Nr. 34/2017, Nr. 35/2022 dhe nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese. Për pasojë, kjo është hera e tretë brenda pak viteve që Kuvendi shqyrton të njëjtën çështje.
Rezulton se projektligji është propozim i dy deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe është depozituar në Kuvend më datë 30 Korrik 2026. Sipas dispozitivit të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi kishte afat për të miratuar ndryshimet ligjore deri më 31 Korrik 2026, afat të cilin Kuvendi e tejkaloi, duke shkelur detyrimin për zbatimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetutese.
Rezulton se projektligji është depozituar në Kuvend pa një proces efektiv konsultimi me grupet e interesit dhe institucionet e drejtësisë. Më datë 2 Shtator 2026, Kuvendi i është drejtuar disa institucioneve të drejtësisë me kërkesë për dhënie mendimi për projektligjin. Përgjigjja e institucioneve të drejtësisë ka ardhur në datat 14-15 Shtator 2026, kohë në të cilën Komisionet përgjegjëse parlamentare kishin nisur shqyrtimin e projektligjit. Koha në dispozicion për t’u njohur me mendimet e disa prej institucioneve të drejtësisë ishte e pamjaftueshme.
Gjithashtu, vetëm pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PD, organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve u thirrën brenda ditës dhe një kohe shumë të kufizuar për seancë dëgjimore në dy Komisione parlamentare, duke mos i dhënë mundësi atyre që të ishin të parapërgatitur dhe që procesi i konsultimit të ishte realisht efektiv.
Rezulton se pavarësisht opinioneve të tyre me shkrim, mazhoranca në të gjitha Komisionet Parlamentare, . nuk ka marrë në konsideratë asnjë prej shqetësimeve të shprehura nga organet e sistemit të drejtësisë apo shoqatat përfaqësuese të magjistratëve.
Për më tepër, mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka miratuar një version krejt të ri të projektligjit, të depozituar po atë ditë nga një tjetër deputet i Grupit Parlamentar të PS, propozuar si Amendament me nr. 3994 Prot., datë 14.09.2026, por që anëtarëve të Komisionit të Ligjeve i është vënë në dispozicion vetëm ditën e shqyrtimit, pra më datë 15 Shtator 2026. Madje, Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin, në shkelje të procedurës parlamentare, ende pa përfunduar shqyrtimi në Komisionet për dhënie mendimi dhe pa marrë më parë mendimin e atyre Komisioneve, përkatësisht, Komisonit për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, versioni i ri i projektligjit i miratuar nga Komisioni i Ligjeve dhe që i përcillet për votim seancës plenare, nuk është konsultuar me asnjë prej grupeve të interesit dhe nuk i është bërë transparent atyre.
Nisur nga sa më lart, në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, dhe duke mbajtur në konsideratë se:
Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 15/2026 është shprehur se: “Parimi i shtetit të së drejtës dhe i sigurisë juridike kërkon, në aspektin formal, që elementet dhe parimet që lidhen me sistemin e pagave të magjistratëve të përcaktohen me ligj të miratuar nga Kuvendi, përmes një procedure transparente, kurse në aspektin substancial, që parashikimet ligjore të jenë objektive, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe transparente, për të përjashtuar ndërhyrje arbitrare të pushtetit ligjvënës ose ekzekutiv gjatë zbatimit të tyre. Kjo nënkupton edhe që gjatë shqyrtimit dhe miratimit të propozimeve ligjore që prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, ku përfshihen pagat e tyre, procesi ligjvënës duhet të përfshijë një analizë tërësore dhe të detajuar të qëllimit të synuar dhe pasojave të pritshme, sikundër duhet të sigurojë edhe pjesëmarrjen aktive të vet gjyqtarëve/magjistratëve ose grupimeve që i përfaqësojnë ata. Ky konsultim duhet të jetë, mbi të gjitha, edhe efektiv.” (shih vendimin Nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, $76);
Projektligji ka të bëjë me pavarësinë e gjyqësorit dhe me garancitë kushtetuese të magjistratëve, ku përfshihen pagat e tyre;
Projektligji ka të bëjë me një çështje që ka ngecur në filtrat kushtetuese disa herë dhe është një shqetësim i mbartur prej vitesh;
Projektligji trajton një çështje që lidhet me zbatimin e një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht vendimit nr. 15/2026;
Pagat kanë krijuar një ngërç institucional në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet pushteve;
(vi) Procesi i konsultimit ka rezultuar të jetë i pamjaftueshëm në kohë dhe jo efektiv;
KËRKOJMË:
1. Në përputhje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, ndryshimin e Rendit të Ditës së seancës së datës 17 Shtator 2026 dhe heqjen nga Rendi i Ditës i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Në përputhje me nenin 87 të Rregullores së Kuvendit, kalimin e projektligjit për vlerësim edhe në Këshillin e Legjislacionit të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim që të rivlerësojë projektligjin në tërësi në raport me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe me qëndrimet e paraqitura nga gjyqësori.
3. Kuvendi të nisë pa asnjë vonesë një proces real, efektiv dhe transparent konsultimi me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe shoqatat përfaqësuese të magjistratëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhje finale për këtë problematikë dhe reflektimin korrekt të standardeve të përcaktuara në vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.
Prej fillimit të qershorit, aktivistja dhe ekspertja e komunikimit, Alesia Burnazi e ka kthyer llogarinë e saj në Instagram në një dr...
Protesta e qytetarëve në Tiranë kundër qeverisë hyn sot në ditën e 110-të, me organizatorët që kanë par...
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar sot, më 16 shtator, ka miratuar disa vendime për emërime në administratën pub...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Pas përfundimit të fjalimeve te godina e Kryeministrisë, protesta popullore ka kaluar në një tjetër fazë përshkallë...
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar reagime edhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, dega Krujë,...
Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një nga tem...
Përballë godinës së Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj elitës politike në...
Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite b...